LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj për ndalimin e hyrjes së Islamit në Preshevë: Represion sistematik ndaj shqiptarëve në Luginë

Hoxhaj për ndalimin e hyrjes së Islamit në Preshevë: Represion sistematik ndaj shqiptarëve në Luginë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar veprimet e policisë së Serbisë në pikën kufitare me Kosovën, me ç’rast iu ndalua hyrja në Serbi profesorit shqiptar nga Bujanoci, Hivzi Islamit.

Hoxhaj tha se ky është një rekord i ri i shtypjes sistematike që po u bën Serbia shqiptarëve atje, duke ua mohuar të drejtat dhe liritë.

Policia serbe nuk e lejon akademik Hivzi Islamin të vizitojë Preshevën
Lexo po ashtu Policia serbe nuk e lejon akademik Hivzi Islamin të vizitojë Preshevën

Ai tha se  tha se ndalimi pa shpjegim për t’u kthyer në shtëpi që iu bë profesorit Islami, është përpjekje e re e Serbisë për të mbjellë frikë tek shqiptarët që jetojnë atje.


“Represioni sistematik i shqiptarëve që jetojnë në Serbi prek një rekord të ri të dhunimit të lirive dhe të drejtave të tyre. Me qëllim të përhapjes së frikës, Serbia bllokon kthimin e qytetarëve në shtëpi, siç e bën edhe sot me profesorin Hivzi Islami nga Bujanoci, anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Artit”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Policia serbe në kufi me Kosovë, ndaloi sot pa dhënë ndonjë shpjegim hyrjen e profesor Hivzi Islamit në Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori