LAJMI I FUNDIT:

KSHZ parasheh 169.770.000 denarë për referendumin në Maqedoni

KSHZ parasheh 169.770.000 denarë për referendumin në Maqedoni

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) planifikon të harxhojë 169.770.000 denarë për zbatimin e plotë të referendumit për marrëveshjen me Greqinë që duhet të mbahet më 30 shtator. Siç sqaroi sot Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski ajo është ulje për 20 përqind në raport me mjetet e miratuara nga Kuvendi i Maqedonisë e që ishte 210 milionë denarë.

“KSHZ-ja ka obligim të sjell plan financiar për shpërndarjen e këtyre mjeteve. Në këtë plan planifikohet të harxhohen 169.770.000 denarë, gjegjësisht 20% më pak nga të parashikuarat. Plani nuk do të thotë se është numër definitiv. Shpresojmë pas zbatimit të tenderëve do të kryhet ulje e mëtejshme e mjeteve me qëllim të harxhimit të arsyeshëm të parave nga tatimeve”, tha Derkoski.

Votohet buxheti për referendumin, nuk do të ketë honorare për anëtarët e KSHZ-së
Lexo po ashtu Votohet buxheti për referendumin, nuk do të ketë honorare për anëtarët e KSHZ-së

Sipas planit, parashihen edhe mjete në vlerë prej 80 milionë denarëve për pagesat e organeve zgjedhore për Komisionet zgjedhore dhe bordet zgjedhore në Maqedoni, si dhe zgjedhjet në konsullatat diplomatike.


Për anëtarët e KSHZ-së, siç tha Derkovski, nuk janë paraparë bonuse.

KSHZ-ja në seancën e sotme vendosi të vazhdojë deri në 10 gusht për dërgimin e listës së çmimeve për përfaqësimin mediatik./Telegrafi/