LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Nuk pranojmë ‘Republikë Serbe’ në Kosovë me asnjë çmim

Limaj: Nuk pranojmë ‘Republikë Serbe’ në Kosovë me asnjë çmim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se asnjë nga bartësit e institucioneve përfshirë atë si zëvendëskryeministër, por as presidenti e kryeministri nuk kanë të drejtë të bisedojnë në emër të Kosovës për një autonomi ose për një ‘Republikë Srpska’ në Kosovë.

Sipas Limajt, kjo nuk do të lejohet të ndodhë me asnjë çmim.

“Ne nuk mund të pranojmë dhe nuk do të lejojmë asnjëherë një ‘Republika Srpska’ në Kosovë, asnjëherë, me asnjë çmim. Kosova është më e madhe se bartësit e institucioneve dhe qytetarët e Kosovës kurrë nuk kanë për ta pranuar. Ne nuk do ta pranojmë një gjë të tillë”, ka thënë Limaj në një prononcim për KosovaPress.


Më tutje, Limaj ka thënë se ajo çka ka ndodhur në Bosnjë nuk mund të ndodhë në Kosovë.

Kosova, thotë Limaj është një realitet tjetër dhe nuk do të lejohet kurrë skenari i Bosnjës. Sa i përket fazës finale të dialogut numri dy i qeverisë së Kosovës thotë se nuk ka nisur ende.

Dialogu final, sipas Limajt nënkupton një marrëveshje, e cila çon në njohjen e dy vendeve dhe se ky dialog nuk do të zhvillohet nga një individ, por nga ekipi negociator ku do të përfshiheshin pozitë-opozitë dhe shoqëria civile.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori