LAJMI I FUNDIT:

Paga e minatorëve të “Trepçës” në veri, 700 euro

Paga e minatorëve të “Trepçës” në veri, 700 euro
Foto: Ilustrim

Drejtori gjeneral i kombinatit “Trepça” në veri, Jovan Dimkiq, në shënimin e Ditës së Minatorëve të shtetit të Serbisë në Leposaviq ka thënë se pagat e minatorëve të “Trepçës” në veri janë ndër më të mirat në rajon. Sipas tij, në “Trepçën” në veri janë të angazhuar në punë 1200 punëtorë, ndërsa paga marrin 2400 punëtorë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Drejtuesit dhe punëtorët e kombinatit “Trepça” në veri të Kosovës kanë shënuar Ditën e Minatorëve të Republikës së Serbisë. Merrnin pjesë edhe përfaqësues të Zyrës Serbe për Kosovën, krerë të Listës Serbe, si dhe përfaqësues të subjekteve politike dhe të institucioneve të Kosovës dhe të Serbisë.


Drejtori gjeneral i “Trepçës” në veri, Jovan Dimkiq, ka thënë se sa i përket aspektit ekonomik “Trepça” ka shënuar rezultate të mira prodhuese dhe financiare dhe si rezultat prodhimi është stabil.

“Ne jemi kompani krejtësisht likuide, e cila rregullisht i kryen të gjitha obligimet ndaj furnitorëve, kompanive që ofrojnë shërbime, rregullisht paguan pagat e punëtorëve e që janë ndër më të mirat në rajon, posaçërisht kur bëhet fjalë për ata punëtorë që punojnë drejtpërdrejt në prodhim dhe paga e tyre është 700 euro”, ka thënë Dimkiq, i cili ka shtuar se me të gjitha rezultatet “Trepça” në veri shpeshherë pëson për shkak të pengesave administrative dhe për këtë arsye ka humbje të mëdha financiare dhe këto ndikojnë edhe në imazhin e “Trepçës”. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim

Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim

Ekonomi
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

PlanB
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

CITY College
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Elfije Boletini
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime

Elfije Boletini
Kalo në kategori