Biblioteka e qytetit të Prishtinës, në vend që t’i ngjasojë tempullit të dijes, në vend që ta kishte një lokacion më reprezentativ, ajo nuk i ngjason asgjëje dhe është realizuar me një arkitekturë “moderne” e strukur nën sqetullën e objekteve aspak koresponduese me të.
Kur rastisa që në pranverë të shkoja në Kapeshnicë, pjesa më e bukur e rrugës ishte ajo pas “Urës së Zallit”, mu aty ku fillonte kjo lagje. Prej aty deri të shtëpia e dajës ku isha nis, rrugët ishin të kufizuara me mure të larta prej qerpiçëve, të cilat në pranverë gëlqeroseshin me ngjyrë të bardhë, kurse ishin të mbuluara me çeremide të punuara ma dorë të cilat i përfundonin këto mure për të lënë vend që mbi to të hapeshin kurorat e harlisura të pemëve me gjethe të gjelbra dhe me behar të bardhë – lulet e të cilave dukeshin si pjesë të mureve që kishin filluar të ngjiteshin në qiell. Rrugët ishin të ujitura dhe të fshira që me natë. Taktiliteti i këtyre materialeve, drita, zëri i hapësirës si dhe perceptimi fizik, të bënin ta ndjeje dhe ta njohësh energjinë e shtëpive, rrugës dhe të lagjes.
Katërdhjetë vjet më vonë aroma ishte krejtësisht tjetër. Ngado dhe kudo vinte erë shkrumbi. Gjithandej shiheshin “tumulat” e baltës së qerpiçëve dhe pirgjet e gurëve të shtëpive të djegura dhe të rrënuara që kishin marrë forma dhe trajta të paimagjinueshme. Nga të gjitha anët ishe i rrethuar me një transparencë hapësinore e cila mund të përjetohej vetëm mbi rrënojat e shtëpive. Banorët e lagjes pastronin mbeturinat e shtëpive të djegura, të cilat ishin mbledhur grumbull bashkë me të gjitha kujtimet e atyre që i kishin mbijetuar luftës. Komunikimi vizual dhe shpirtëror i këtyre njerëzve me ansamblet e reja “urbanistike” të modeluara me zjarr, si dhe fotografitë e dikurshme, ishin forca cytëse e veprimit për ta pastruar oborrin dhe lagjen.
Ky pastrim nuk zgjati shumë. Menjëherë pas kësaj nisen të ringriteshin sërish strukturat arkitektonike. Krahas kësaj u ngriten edhe shumë struktura të cilat nuk e kishin as vendin e as formën e duhur. Këto ngrehina shëmtuan ato pak lagje që kishin pasë një pamje dhe formë të trashëguar. Asgjë më e mirë nuk ndodhi edhe me fillimin e veprimit të organeve të pushtetit. Hapësira ekzistenciale e përfaqësuar nga këto hapësira arkitektonike ishin dhe mbeten jashtë fushës kreative që duhej të buronte nga ai komunikim vizual dhe shpirtëror me ansamblet boshe urbanistike. Asnjë ide arkitektonike nuk buron vetvetiu, prandaj është e pamundur t’i shikosh jashtë kontekstit historik, përvojave të mëhershme, të vendit si dhe rrethanave në të cilat lindin dhe konkretizohen ato.
Konteksti historik i pasluftës e solli në shoqërinë tonë një fabul tjetër të ngjarjeve. Kjo fabul bazohej në imitimin e drejtësisë dhe pastërtisë; personazhet e fabulës vepruan tërësisht sipas karakterit duke e lënë anash të menduarit. Kështu, krijuan një skenë ku defilonin të gjitha këto peripeci pa rinjohje, gjegjësisht pa kapërcimin nga gjendja e mosdijes te ajo e dijes. Ata nuk shpreheshin me fjalë, por me struktura fizike që shkaktojnë ndrydhje emotive kolektive.
Athua cilat janë veprimet për ta arritur katarsën arkitektonike dhe urbanistike?
Duke marrë parasysh që ne të gjithë e duam pastërtinë dhe të njëjtën e mbajmë dhe mirëmbajmë për çdo ditë – veçanërisht të trupit, të rrobave dhe shtëpive tona – pastrimi i peizazhit urbanistik dhe arkitektonik është gjithashtu i domosdoshëm, sikur që është i domosdoshëm pastrimi trupor e shpirtëror.
Katarsa arkitektonike dhe urbanistike është e domosdoshme për dekontaminimin e hapësirës. Tek tragjeditë klasike kjo arrihej me ndëshkimin e keqbërësve pas të cilit publiku ndjehej i lehtësuar shpirtërisht, duke qenë i vetëdijshëm se frika dhe mëshira janë vetëm pjesë e shfaqjes e jo e jetës së tyre reale. Në arkitekturë është e kundërta: ato janë prezente në përditshmërinë tonë si trajta fizike dhe arritja e pastrimit është më e vështirë. Tek ne në Prishtinë mbase kjo arrihet me pjesën jo pak të rëndësishme të shfaqjes – me muzikë. Një herë në muaj dëgjohen alarmet një pas një, të cilat nuk di kujt i shërbejnë pasi qe edhe po të ishin faktike askush nuk e di si të veprohet dhe kah të shkohet. Kështu, mbetet vetëm ajo zhurmë ndjellakeqe e cila në një anë tregon prezencen e pushtetit dhe në anën tjetër ta lehtëson shpirtin kur prajnë. Pasi të heshtin ato, menjëherë vazhdojmë ta pimë kafen të lehtësuar se ato alarme nuk kanë te beje me realitetin, sepse situate është e “mire”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje