LAJMI I FUNDIT:

Pronarja ankohet për qenin ‘më shkatërrues ndonjëherë’, ia dëmtoi edhe bravat e dyerve (Foto)

Pronarja ankohet për qenin ‘më shkatërrues ndonjëherë’, ia dëmtoi edhe bravat e dyerve (Foto)

Vicky Galbraith nga Londra, pretendon se qeni saj Theodor është më shkatërrimtari ndonjëherë, pasi i ka shkaktuar dëme në vlerë të mijëra eurove.

Anësoret e shtretërve, dyshekët, vazot e luleve, tapetat e mureve, madje edhe bravat e dyerve, janë disa prej gjërave që 32-vjeçarja është dashur t’i riparonte shkaku i qenit, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, ajo vazhdon ta mbajë në shtëpi dhe të kujdeset për të, ndërsa në të shumtën e rasteve, e sheh edhe anën komike në këto situata.

“E kishte futur kokën në shportën e mbeturinave, ndërsa në qafë i kishte mbetur kapaku. Vazhdonte ta mbante me krenari, sikur të ishte ndonjë qafore e shtrenjtë”, ka thënë Galbraith.

Menaxherja e biznesit, brengoset se Theodor mund të përpijë ndonjë pjesë, të shqyer prej objekteve të ndryshme që i kafshon, prej papuçeve, peshqirëve, e tepihëve, deri te orenditë shtëpiake. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kjo fotografi ka shkaktuar të qeshura në Kroaci

Kjo fotografi ka shkaktuar të qeshura në Kroaci

Fun
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Gratë u ankuan se tregtarët i shikonin me përbuzje kur blinin një veturë

Gratë u ankuan se tregtarët i shikonin me përbuzje kur blinin një veturë

Fun
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Punë shefi

Punë shefi

Kalo në kategori