LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Sali Berisha burgosi edhe Thaçin e Veselin

Zeka: Sali Berisha burgosi edhe Thaçin e Veselin

Edhe deputeti i Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka është përfshirë në debatin ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Zeka ka thënë se Thaçi i ka treguar të gjitha të vërteta për Sali Berishën, por sipas tij ai ka ‘harruar’ të tregojë se edhe vet ka qenë i arrestuar në Tiranë, si dhe Kadri Veseli.

Krejt ato që i tha Presidenti Thaçi për Sali Berishën janë të vërteta. Mirëpo çuditërisht “harron” me përmend që edhe ai vet ka qenë i arrestuar ne Tiranë. Edhe Kadri Veseli. Po pse asnjë fjalë për relacionet e Berishës me Bukoshin? Pse asnjë fjalë edhe për disa të kampit socialist të asaj kohe që ose e kanë penguar luftën e Kosovës, ose e kanë ndihmuar në shkëmbim të parave”, ka thënë Zeka.


Zeka beson se Sali Berisha do t’i kundërpërgjigjet Thaçit, duke thënë se ky i fundit ka hapur kapitull të rëndësishëm për luftën e Kosovës.

“Një diçka jam shumë i bindur, Sali Berisha nuk do t’i kalojë në heshtje këto akuza. Çfarë raketash do të lëshojë kundër Thaçit, të presim. Presidenti ka hapur një kapitull të rëndësishmesh të kohës së luftës…”, tha Zeka.

Thaçi godet fort Sali Berishën, i thotë se tregtoi me Millosheviqin, strehoi Arkanin dhe arrestoi Adem Jasharin
Lexo po ashtu Thaçi godet fort Sali Berishën, i thotë se tregtoi me Millosheviqin, strehoi Arkanin dhe arrestoi Adem Jasharin

Ndërkaq, Thaçi pa ia përmendur emrin drejtpërdrejt Berishës, të shtunën gjatë ditës shkroi se institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike.

“Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuarët e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit.

Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës.

Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste. Këto ishin disa nga akuzat që Thaçi ia bëri Berishës”, iu kishte kundërpërgjigjur Thaçi, Berishës. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori