LAJMI I FUNDIT:

Bekim Jashari i pakënaqur me sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë -Turpi nuk paska fund

Bekim Jashari i pakënaqur me sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë -Turpi nuk paska fund

“Turpi nuk paska fund”, është komenti që ka bërë Bekim Jashari, nipi i Adem Jasharit për sheshin që në Prishtinë mban emrin e heroit kombëtar.

Në fakt, kreu i Skenderajt, ka shpërndarë një koment të ish-të burgosurit politik, Enver Dugolli, aktualisht anëtar i Vetëvendosjes, që ka shprehur kritikën e tij të ashpër në lidhje me mënyrën e rinovimit të sheshit që mban emrin e Adem Jasharit.

“Pajtohem plotësisht me ju i nderur, Enver. Me të vërtetë është e pa kuptueshme kjo që po ndodhë. Mirëpo le të mbetet në ndërgjegjen e tyre. Turpi nuk paska fund”, ka thënë Jashari, duke shpërndarë komentin e Dugollit.


E Dugolli ka shprehur habinë me trekëndëshin e “Vëllaznim – Bashkimit” në sheshin “Adem Jashari”

“Promovimi i ri-meremetimit të sheshit ‘Adem Jashari’ pa përmendoren e Komandantit të Përgjithshëm (dhe më të lavdishmit) Adem Jashari, jo vetëm që është TURP, por është tallje me ndjenjat e qytetarëve patriot dhe me këtë figurë, ndër më të mëdhatë në historinë e popullit shqiptar. Arsyetimi i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit se kanë ruajtur arkitekturën dhe monumentet e trashëgimisë kulturore, janë qesharake dhe jo bindëse! Ai trekëndësh gjoja simbolizon bashkim-vëllazërimin dhe ‘barazinë’ që paska ekzistuar në Kosovë dhe po u dashka ta ruajmë! Këto janë dokrra dhe tallje me vuajtjet dhe sakrificat e popullit shqiptar sepse kjo barazi nuk ka ekzistuar kurrë”, ka thënë Dugolli.

Sipas tij, disa jugo-nostalgjikë duke u fshehur prapa kësaj ideje po mundohen të na paraqesin këtë si vlerë e cila duhet konservuar dhe ruajtur.

“Dhe ku të ruhet, mu në sheshin ‘Adem Jashari’!! Po çojeni tek shtëpitë e juaja o ju Jugo-nostalgjikë, dhe lirisht nëse u ka marr malli (që pa dyshim se po), varjani edhe pllakën ‘Bratsvo Jedintsvo’ që të ndiheni mirë, po jo në sheshin ‘Adem Jashari’! Është e pa pranueshme dhe tejet e habitshme se edhe pas 20 viteve në liri, Prishtina, kryeqyteti ynë, nuk ka një përmendore të Kryeheroit Adem Jashari! E kuptoj Serbinë që nuk e do Adem Jasharin, por nuk i kuptoj (apo më mirë të them që nuk po kam dëshirë të pranoj këtë fakt) që këta pushtetarë (të të gjitha niveleve), frikësohen nga madhështia e këtij kolosi! TURPI I MBULOFTË TË GJITHË!”, ka shkruar Dugolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori