LAJMI I FUNDIT:

Tenderi për reagjensët është anuluar, pranohen ankesat e tri kompanive

Tenderi për reagjensët është anuluar, pranohen ankesat e tri kompanive

Ministria për Shëndetësi sot tërësisht e anuloi tenderin për blerjen e reagjensëve pasi Komisioni shtetëror i ankesave për prokurim publik pranoi të gjitha tri ankesat nga kompanitë Adrijamed, Panovski dhe Avicena, të cilët u ankuan për kushtet e publikuara në konkurs.

Ata, sipas televizionit “Telma”, kanë argumentuar se specifikimi për blerjen e reagjensëve shkojnë në favor të produkteve të kompanisë farmaceutike ABOT, ofertuesi i vetëm për tenderin në vlerë prej 35 milionë euro.

Tenderi do të ndahej në disa blerje më të vogla, ndërsa jo në një paketë, thuhet në ankesën.


Vendimi për anulimin e tenderit duhet t’i njoftohet kandidatit të vetëm, kompanisë farmaceutike Abot dhe nënkontraktuesit AFR LAB.

Më 23 korrik, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se tenderi është i ndaluar, pasi vlerësimi tregoi disa parregullsi në dokumentacion.

Kompania AHR LAB e cila është mbajtëse e aktiviteteve, konfirmoi se nuk ka dhënë ofertë për tenderin me reagjensët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori