LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në Vushtrri, gjashtë persona të lënduar

Aksident trafiku në Vushtrri, gjashtë persona të lënduar
Foto: Ilustrim

Gjashtë persona, katër meshkuj dhe dy femra ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku i cili ka ndodhur të enjten në fshatin Dumnicë, në Vushtrri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.


“Një aksident trafiku ka ndodhur në mes dy veturave ku si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit e automjeteve nga pakujdesia ka dalë në shiritin e kundërt, ku e ka goditur veturën tjetër. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, katër prej tyre meshkuj dhe dy femra, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë te rregullt. /Telegrafi/