LAJMI I FUNDIT:

Milani fikson çmimin e Baccas

Milani fikson çmimin e Baccas
Carlos Bacca (Getty Images)

Milani thuhet se ka vendosur një çmim prej 15 milionë euro për sulmuesin e tyre kolumbian, Carlos Bacca.

31-vjeçari e kaloi sezonin e kaluar në huazim në La Liga te Villarreali, dhe pavarësisht që u kthye në klubin e tij, ai nuk dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për një vend titullari te Rossonerët.


Ai mendohet se do të preferonte idenë e kthimit te Nëndetësja e Verdhë, ku ai shënoi 18 gola në të gjitha garat në sezonin e kaluar.

Villareal nuk dëshiron t'ia paguajë 15 milionë euro Milanit për Baccan
Lexo po ashtu Villareal nuk dëshiron t'ia paguajë 15 milionë euro Milanit për Baccan

Por mediumi italian Gazzetta dello Sport raporton se asnjë ofertë e pranueshme nuk ka ardhur akoma për Baccan.

Bacca duke festuar një gol me fanellën e Milanit (Getty Images)

E përditshmja italiane pretendon se klubi kuqezi e vlerëson atë rreth 15 milionë euro dhe nuk do të konsiderojë asnjë ofertë nën shifrën e 12 milionë eurosh.

Tani është zyrtare: Bonucci rikthehet te Juventusi, Higuain e Caldara i bashkohen Milanit
Lexo po ashtu Tani është zyrtare: Bonucci rikthehet te Juventusi, Higuain e Caldara i bashkohen Milanit

Klubi nga San Siro duhet të rifitojë disa nga shpenzimet e tyre, pas nënshkrimit të dyfishtë të Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara nga Juventus.

Bacca, i cili është i etur për një rikthim në Spanjë, duket të jetë një nga emrat e parë të vendosur për tu larguar nga skuadra. /Telegrafi/