Në Kosovë po flitet për ndryshim kufijsh. Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe finalizimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi janë çështjet përfundimtare për të cilat pritet të merren vesh palët e përfshira në dialog.
Palët u takuan muajin që shkoi në Bruksel, e atë takim presidenti i Kosovës e quajti të vështirë, më të vështirin për gjashtë vjetët e fundit.
Thaçi vazhdoi me deklarata të tilla edhe pas kthimit në Kosovë duke thënë se javët dhe muajt në vazhdim do të jenë të rëndë në kuptimin e dialogut.
Derisa në Serbi ende flitet për Kosovën si pjesë e saj, e që këtë e thonë edhe përfaqësuesit institucional serbë në takimet në Bruksel, presidenti Thaçi e kundërshton idenë për ndarjen e Kosovës përgjatë vijave etnike, për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Serbinë.
Ai ka deklaruar se është i hapur për të diskutuar një korrigjim të kufijve në negociatat që po zhvillohen me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Për ndarje dhe trazira ka folur edhe Sava Janjiq, prifti ortodoks serb duke dhënë alarmin se po qarkullojnë informata për një skenar të koordinuar, sipas të cilit do të provokohej situata në mënyrë që përshkallëzimi i saj të çonte ndarje.
Ai ka kërkuar nga të gjitha palët, përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar dhe KFOR-in, që ta eliminojnë një përfundim të këtillë, që do të ishte hap i madh prapa për Kosovën dhe rajonin.
“Po qarkullojnë shumë informata shqetësuese, mes të cilave ai për një skenar të koordinuar në veri të Kosovës, që do të provokonte reagime tek të dy palët, për ta çuar Kosovën drejt ndarjes. KFOR-i mbetet i përkushtuar për paqen, por njerëzit janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre. Është e rëndësishme që këta skenarë të nxirren si të pavërtetë nga të gjitha palët”, ka shkruaj Janjiq.
“Shpresoj fort që komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht SHBA-ja dhe BE-ja nuk do të tolerojnë individë të papërgjegjshëm, apo grupe, në të dy krahët, të provokojnë dhunë, nga e cila njerëz të pafajshëm mund të lëndohen dhe monumente të çmuara të dëmtohen, si më 2004. Ky do të ishte hap shumë i madh prapa për Kosovën dhe rajonin. Dialogu duhet të kthehet në korniza të cilat të gjithë qytetarëve u garantojnë siguri dhe respektim të të drejtave”, vazhdon shkrimi i priftit.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se deklaratat e klerikëve serbë se ka plane për ndarje të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe janë vetëm spekulime.
“Ushtarët amerikanë kanë bërë punë të mirë në Kosovë dhe kam ardhur këtu për t’i falënderuar ushtarët amerikanë për kontributin e tyre”, tha Haradinaj, deklaratë kjo e dhënë mes ushtarëve të KFOR-it, gjatë vizitës që bëri në Kampin Bondsteel.
Ndryshe, dje është marrë vesh se pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk do të mund të marrin pushimet e tyre nga data 1 gusht. Një vendim i tillë vjen për shkak të planifikimeve operacionale.
Policia e Kosovës nuk ka treguar për çfarë operacione bëhet fjalë, veçse kanë thënë se ato nuk lidhen me deklaratat e tilla për trazira më Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha e ka konfirmuar këtë lajm për KosovaPress duke treguar se vendimi vjen si pasojë e planifikimeve operacionale.
“Policia e Kosovës sipas planifikimeve të saj operacionale ndërmerr edhe veprime të planifikimit të burimeve të saj njerëzore për realizimin e detyrave zyrtare në mënyrë sa më efikase”, ka thënë Hoxha në një përgjigje të shkurtë.
Kujtojmë se data 4 gusht ishte data e fundit kur duhej hartuar statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas kërkesës së Bashkimit Evropian.
Nënshkrimi i parë i marrëveshjes Kosovë-Serbi në Bruksel u bë në prill të 2013-ës, atëherë Hashim Thaçi kryeministër i Kosovës dhe Ivica Daçiq i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15 pikëshe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.
Marrëveshja e 19 prillit, ndër të tjera përmban pika që flasin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele në veri. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë