LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kërkon të merren masa ndaj atyre që dogjën flamurin e Turqisë

Haradinaj kërkon të merren masa ndaj atyre që dogjën flamurin e Turqisë

Pas deklaratave të ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme (MPJ), Gjergj Dedaj me fyerje dhe ofendime kundrejt shtetit turk, ka pasuar djegia e flamurit të po këtij shteti nga ana e disa qytetarëve të Kosovës.

Për këtë ka reaguar Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha masat ndaj atyre që nuk respektojnë interesat shtetërore të Kosovës.


Digjet flamuri i Turqisë në Kosovë, sharje e ofendime kundrejt shtetit turk (Video)
Lexo po ashtu Digjet flamuri i Turqisë në Kosovë, sharje e ofendime kundrejt shtetit turk (Video)

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira me të gjitha vendet e rajonit dhe ka konsideratë të veçantë për bashkëpunimin e mirë me vendet që kanë njohur dhe ndihmuar pavarësinë e Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur dhe kërkon nga organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha masat ndaj atyre që nuk respektojnë interesat shtetërore të Kosovës dhe ndaj atyre që prishin harmoninë dhe bashkëjetesën e qytetarëve të saj, pa marr parasysh përkatësinë e tyre etnike”, ka shtuar Hardinaj.

Hoxhaj: Ata që dogjën flamurin turk duhet të sillen para drejtësisë sa më parë
Lexo po ashtu Hoxhaj: Ata që dogjën flamurin turk duhet të sillen para drejtësisë sa më parë

Kryeministri ka ritheksuar se Qeveria e Kosovës është kundër gjuhës dhe deklarimeve fyese që bëhen në drejtim të Republikës së Turqisë dhe popullit turk, nga kushdo qoftë në Kosovë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson fuqishëm qëndrimin e saj kundër deklarimeve dhe gjuhës fyese ndaj Republikës së Turqisë dhe popullit turk, nga kushdo qoftë në vendin tonë. Qeveria, gjithashtu, dënon fuqishëm çdo akt vandal që përdhosë simbolet nacionale dhe shtetërore të Republikës së Turqisë”, ka thënë Haradinaj, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori