LAJMI I FUNDIT:

Digjet flamuri i Turqisë në Kosovë, sharje e ofendime kundrejt shtetit turk (Video)

Digjet flamuri i Turqisë në Kosovë, sharje e ofendime kundrejt shtetit turk (Video)

Pas deklaratave të ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme (MPJ), Gjergj Dedaj me fyerje dhe ofendime kundrejt shtetit turk, ka pasuar djegia e flamurit të po këtij shteti nga ana e disa qytetarëve të Kosovës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen dy persona duke e djegur flamur turk dhe duke thënë se veprimin në fjalë po e bëjnë në mbështetje të Dedajt.


“Kështu duhet krejt shqiptarët me vepru ku ka turq dhe shkije. Duhet ma ua shti flakën, se janë armiq shekullor të popullit shqiptar. Kalle turkin e m… Poshtë Turqia, në përkrahje të Gjergj Dedës. Kalle turkin e m…, kalle Erdoganin”, dëgjohen duke thënë këta persona. /Telegrafi/