LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Senatorët paraqesin projekt-ligjin për sanksione të reja ndaj Rusisë

SHBA: Senatorët paraqesin projekt-ligjin për sanksione të reja ndaj Rusisë

Senatorët republikanë dhe demokratë paraqitën një projekt-ligj të enjten për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, përpjekja më e fundit e ligjvënësve për të ndëshkuar Moskës lidhur me ndërhyrjen e saj në zgjedhjet amerikane dhe aktivitetet e saj në Siri dhe Ukrainë.

Projekt-ligji përfshin kufizime në transaksionet për borxhin e ri rus, projektet e energjisë dhe naftës, importet ruse të uraniumin dhe sanksione të reja ndaj figurave politike dhe oligarkëve rusë. Tregjet ruse reaguan shpejt pas publikimit të projekt-ligjit, me dobësimin e obligacioneve në rubla e dollarë.

“Regjimi aktual i sanksioneve ka dështuar të frenojë Rusinë nga ndërhyrja në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2018”, tha senatori republikan Lindsey Graham, një nga mbështetësit kryesor të projekt-ligjit. Verën e kaluar Kongresi miratoi një ligj që parashikonte sanksione ndaj Rusisë dhe disa ligjvënës kritikuan atë që e cilësuan si hezitim të Presidentit Donald Trump për ta zbatuar atë. Zoti Trump e nënshkroi ligjin vetëm pasi Kongresi e miratoi me shumicë dërrmuese votash.


Senatori demokrat Bob Menendez tha se administrata nuk i është përmbajtur plotësisht sanksioneve të vendosura.

“Ky projekt-ligj është hapi tjetër për t’i bërë presion Kremlinit në mënyrë që Putini ta kuptojë më në fund se SHBA-ja nuk do ta tolerojë më sjelljen e tij”, tha ai.

Republikanët dhe demokratët u bashkuan muajin e kaluar duke kritikuar dështimin e zotit Trump për të dënuar publikisht Presidentit Vladimir Putin për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016.

Sidoqoftë, Kongresi dështoi të ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me këtë gjë, përpara se të largoheshin nga Uashingtoni për pushimet e verës. E ardhmja e projekt-ligjit të fundit nuk është ende e qartë. Ai duhet të miratohet si nga Senati ashtu edhe Dhoma e Përfaqësuesve si dhe të nënshkruhet nga presidenti Trump në mënyrë që të shdërrohet në ligj./VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

Evropa
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Mk-II Aurora shkruan historinë, fluturakja tejkaloi shpejtësinë e zërit duke u ngjitur në lartësi prej 25 kilometrash

Mk-II Aurora shkruan historinë, fluturakja tejkaloi shpejtësinë e zërit duke u ngjitur në lartësi prej 25 kilometrash

Botë
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Ukraina vjen me

Ukraina vjen me "një përditësim mbi madhësinë e forcave të Koresë së Veriut në Rusi - dhe ndikimit të tyre"

Botë
Pasi SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkruan doktrinën e re bërthamore

Pasi SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkruan doktrinën e re bërthamore

Evropa
Kalo në kategori