LAJMI I FUNDIT:

Turqia eksportoi 276 mijë ton lajthi

Turqia eksportoi 276 mijë ton lajthi

Presidenti i Bordit Ekzekutiv të Shoqatës së Eksportuesve të Lajthisë dhe Produkteve të Lajthisë në Detin e Zi (KFMIB), Edip Sevinç, tha se sezoni 2017-2018 i eksportit të lajthisë, që filloi në 1 shtator 2017, do të përfundojë në 31 gusht.

“Në periudhën kohore 11-mujore të sezonit të eksportit të lajthisë janë eksportuar 276 mijë e 80 ton lajthi e qëruar”, tha Sevinç, duke shtuar se “kjo ka sjellë 1 miliard e 720 milionë dollarë”.

Ai bëri të ditur se deri në fund të sezonit presin të transportohen 290 mijë tonë lajthi. /TRT /Telegrafi/