Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka tërhequr vërejtjen se ndërtimi i rrugës afër Manastirit të Deçanit dhe mungesa e rezultateve në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviq janë shkas për shqetësim në Kosovë.
Por në anën tjetër ai ka mirëpritur vazhdimin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Shefi i OKB-së, në raportin mbi zhvillimet në Kosovë nga mesi i prillit deri në mes të korrikut ka thënë se është brengosur rreth synimit që ndërtimit të rrugës në zonën e mbrojtur për rreth Manastirit të Deçanit, duke ftuar autoritetet lokale që të respektojnë ligjin dhe vendimet me të cilat ndërtimi është i ndaluar.
“Theksoj se shqetësimi është në rritje pasi që vrasja e Oliver Ivanoviq nuk është zgjidhur edhe pas gjashtë muajve. Ftoj autoritetet në Kosovë që të intensifikojnë hetimet dhe të përdorin të gjitha kanalet e mundshme që mund të ishin ndihmesë”, ka thënë Guterres.
Ai gjithashtu ka mirëpritur edhe vazhdimin e dialogut.
“Megjithëse takimi nuk ka sjell rezultat, vazhdimi i dialogut siguron mundësi të reja që të nisë procesi i zgjidhjes së dallimeve afatgjata, që është fondamentale për çdo zgjidhje të shëndoshë. Inkurajoj liderët në Beograd dhe Prishtinë që të vazhdojnë dialogun e tyre dhe që marrëveshjet e dala nga dialogu i ndërmjetësuar nga BE të përmbushen plotësisht”.
Guterres në raportin e tij ka thënë se situata në Kosovë në tre muajt e fundit ka qenë stabile, duke theksuar se pjesëtarët e Listës Serbe nuk kanë marrë pjesë në punën e Kuvendit dhe të Qeverisë që prej fundit të marsit – kur ishte arrestuar Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ai ka thënë poashtu se presidenti, Hashim Thaçi dhe zyra e kryeministrit, Ramush Haradinaj ka dënuar një seri të incidenteve etnikisht të motivuara të cilat Lista Serbe ishte ankuar në qershor, përcjell klankosova.
“Më 6 qershor, Përfaqësuesi Special imi, Zahir Tanin, mirëpriti këto qëndrime, duke shtuar se nuk ka vend frikësim në një shoqëri demokratike”.
Edhe një herë, Guterres ka vlerësuar përkushtimin për të rikthyer të zhvendosurit, duke thënë se 77 njerëz janë rikthyer në tre muajt e fundit dhe që sipas Komisionit për Refugjatë të OKB-së 89 mijë e 480 të tjerë që janë regjistruar si të zhvendosur pas luftës së vitit 1998-1999, ku 72 mijë prej tyre janë ende në Serbi.
Kreu i organizatës botërore poashtu tha se një mijë e 647 njerëz janë ende të zhdukur që nga lufta e vitit 1998-1999.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze