Tashmë janë në shitje produktet e Ajtene Krasniqit nga Prizreni, e cila kohë më parë kishte bërë bujë, duke pretenduar se ka gjetur ilaçin i cili shëron bakterin “Escheria Coli”
“Produktet e punuara me duart e mia mund ti porositni përmes online postës .Te prodhuara ne USA. Ju bëfshin mirë. Ju faleminderit për përkrahjen, mbështetjen dhe besimin tuaj. Kam qene dhe do te mbetem përjetësisht e juaja”, deklaron ajo, përcjell kp
“Rritni jetën tuaj me formulën e re të Ajtene Krasniqit. Kjo formulë e jashtëzakonshme është një zgjidhje e koncentruar alkaline që i siguron trupit 32 minerale gjurmë të nxjerra nga burime natyrore”, shkruan në një pjesë të përshkrimit të produktit të Krasniqit, të publikuar në gjuhën angleze.
Pasi Krasniqi bërë publik ilaçin kohë më parë, ajo pati edhe probleme me organet e drejtësisë, pasi lokali i saj një herë u bastis nën dyshimin se ajo ka vazhduar pa licencë aktivitetin e prodhimit të barnave natyrale, ku edhe e patën arrestuar.
Ilaçi i saj është i prodhuar në një fabrikë të certifikuar nga FDA dhe PMP (Good Manufacturing Practice).
Përbërësit e produktit janë: Ujë i distiluar dhe 32 minerale të bimëve që përfshijnë kalium, kalcium, natriumi, fosfor, bor, magnez, bizmut, krom, hekur, bakër, zink, molibden, mangan, kallaj etj.
Nëse ilaçi i saj shëron bakterin e lartpërmendur, ajo është i pari i llojet të tij në gjithë botën, kështu do të qonte deri në shuarjen e prodhimit të shumë antibiotikëve, që për shumë prodhues nëpër botë do të ishte lajm tepër i keq.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë