LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Galloway: Britania e Madhe është partner i rëndësishëm i Maqedonisë

Osmani-Galloway: Britania e Madhe është partner i rëndësishëm i Maqedonisë

Zëvendëskryeministri Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot ka mbajtur takim me ambasadoren e sapoemëruar të Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë, Rachel Galloway.

Në fillim të takimit zëvendëskryeministri Osmani, ambasadores Rachel Galloway i dëshiroi mirëseardhje në misionin e punës së saj në Maqedoni, duke ia theksuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me paraardhësin e saj Charles Gareth dhe ia shprehur pritjet e sinqerta për vazhdimin e suksesshëm dhe thellim të këtij bashkëpunimi.

“Filluat mandatin tuaj në një moment kyç për Republikën e Maqedonisë, periudhë kur Këshilli i BE-së miratoi afat kohor për fillimin e negociatave në qershor, si dhe një periudhë kur vendi fillon negociatat për anëtarësim në NATO”, theksoi Osmani, duke potencuar se si vend presim që mbështetja e Britanisë së Madhe të vazhdojë për proceset integruese të Republikës së Maqedonisë.


Osmani gjithashtu theksoi edhe rëndësinë e ndihmës dypalëshe të cilin vendi e ka nga ana e Britanisë së Madhe, duke shprehur shpresë se e njëjta do të intensifikohet në përputhje me rezultatin e procesit të BREXIT-it, dhe në përputhje të interesit të cilën Britania e Madhe tregon për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Bashkëpunimi bilateral, dhe mbështetja e Britanisë së Madhe, ka rol të rëndësishëm në implementimin e reformave në fusha të ndryshme si që janë administrata, arsimi, sistemi i gjyqësor, avancimi i demokracisë, sundimi i ligjit, sistemi i sigurisë etj”, theksoi Osmani.

Zëvendëskryeministri Osmani gjatë bisedës konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar është një nga partnerët më të rëndësishëm të Republikës së Maqedonisë dhe shprehu mirënjohje që edhe përkundër sfidave komplekse të brendshme rreth procesit të BREXIT-it, Britania e Madhe megjithatë mbetet mbështetës i fuqishëm i politikës së zgjerimit të BE-së, të cilën e sheh si garanci për stabilitet dhe siguri të Evropës në përgjithësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori