LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova e përkushtuar të avancojë bashkëpunimin ekonomik me Gjermaninë

Haradinaj: Kosova e përkushtuar të avancojë bashkëpunimin ekonomik me Gjermaninë

Kosova është mirënjohëse për gjithë angazhimin dhe ndihmën e shtetit gjerman dhe jemi të përkushtuar që kjo marrëdhënie bilaterale të avancojë mes shtetit të Kosovës dhe Gjermanisë. Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj, pasi priti në takim deputetin gjerman nga radhët e CDU-së, Volkmar Klein.

Duke kujtuar rolin e madh të Gjermanisë në shtet-ndërtimin e Kosovës dhe përpjekjet e saj drejt pavarësisë së vendit, Haradinaj, shprehu mirënjohje të thellë për përkushtimin e tyre ndër vite.

Haradinaj e ka informuar deputetin Volkmar Klein për të gjitha të arriturat e vendit, me theks të veçantë në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, për të cilën Haradinaj tha se po bëhet punë konsistente dhe përmbajtjesore për ta përmirësuar gjendjen në vend.


“Krahas sundimit të rendit dhe ligjit, fuqizimi ekonomik është shtyllë tjetër kryesore për të cilën po punojmë. Ne kemi tashmë ligjin për investime strategjike dhe investimet direkte gjermane janë të mirëseardhur dhe ne kemi krijuar kushte të përshtatshme për to”, tha Haradinaj.

Në takim u fol edhe për punën që po bënë Kosova në rrugën e saj euroatlantike si dhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Kryeministri Haradinaj kërkoi ndihmën e shtetit gjerman në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe në procesin e dialogut dhe procese të tjera të rëndësishme për vendin.

Ndërkaq, deputeti Klein, e falënderoi Haradinajn për takimin e sotëm. Klein, u zotua se shteti gjerman do të qëndrojë krah Kosovës, drejt rrugëtimit të saj euroatlantik.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe ambasadori gjerman Christian Heldt, drejtori i fondacionit KAS, Johaness Ray, si dhe Granit Tërnava, asistent hulumtues i këtij fondacioni. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori