LAJMI I FUNDIT:

Në rajonin e Pollogut janë kapur 22 valltare për punë ilegale në lokalet e natës

Në rajonin e Pollogut janë kapur 22 valltare për punë ilegale në lokalet e natës

Policia nga sektori për punë të brendshme Tetovë mbrëmë nga 23:00 deri ora 2:00 ka kryer kontroll në objektin hotelerik, i vendosur në rrugën rajonale Tetovë-Fallishë, pronë e A.Z. (50) nga Tetova. Në objekt janë kapur 16 persona shtetase të huaja, të moshës nga 18 deri 33 vjet, të cilat kanë punuar si valltare. 14 prej tyre janë nga Republika e Shqipërisë, një nga Republika e Serbisë dhe një nga Republika e Kosovës. Shtetësitë e huaja dhe pronari A.Z. janë dërguar në stacionin policor në Tetovë për procedura të mëtejshme.

Të njëjtë dit gjatë nga ora 23:00 deri më 3:00 nga ana e policisë është bërë kontroll në objektin hotelerik në Çegran, pronë e A.D. (51) nga fshati Çegran, ku janë kapur gjashtë femra, nga ato pesë shtetase të Maqedonisë dhe një nga Shqipëria, të cilat kanë punuar si këngëtare dhe valltare, të cilët janë dërguar në stacionin policor për procedurë të më tejshme. /Telegrafi/