LAJMI I FUNDIT:

Droni i parë autonom i specializuar të ‘patrullojë’ nëpër ambientet e brendshme (Video)

Droni i parë autonom i specializuar të ‘patrullojë’ nëpër ambientet e brendshme (Video)

Është prezantuar droni i parë autonom, i specializuar për të lëvizur vetëm për ambiente të brendshme, që është krijuar nga dy kompani evropiane.

Fluturakja e paemëruar lëvizë vet nëpër korridore, punishte, dhoma apo zyra, për të ndaluar sipër mbushësit me wireless, pasi t’i jenë shpenzuar bateritë, transmeton Telegrafi.

Kamera e vendosur poshtë pajisjes me katër helika, filmon dhe shfaqë të kohë reale pamjet në monitorët kujdestar. Madje, mund të njoftojë pjesëtarët e sigurimit për ndonjë plaçkitës apo aktivitet të dyshimtë.


Inxhinierët pas këtij projekti, thonë se pronarët e ndërtesave mund t’i zëvendësojnë kamerat statike, me këtë dron që është shumë më efikas dhe kushton më pak.

Meqenëse mbushet me wireless nuk ka nevojë që t’i ndryshohen bateritë, apo të shpenzojë gjatë tërë kohës siç bëjnë kamerat e zakonshme të sigurisë. /Telegrafi/