Dekada me radhë asgjë nuk po lëviz në çështjen e Kosovës. As serbët e as shqiptarët nuk lëshojnë pe. Kreu i Serbisë do të gjejë zgjidhje, por a mund të funksionojë kjo, kur bashkatdhetarët e tij i ka kundër?
Nuk ndodh shpesh, që burri i fortë në krye të shtetit në Serbi Aleksandar Vuçiq të sulmohet nga të gjitha anët, nga opozita gjithsesi, nga Kisha e fuqishme ortodokse dhe nga një shumicë e heshtur brenda radhëve të partisë së tij në pushtet, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Megjithatë presidenti i shtetit do ta zgjidhë tani konfliktin e vazdhueshem me Kosovën e banuar kryesisht nga shqiptarët dhe tashmë të shkëputur para dhjetë vjetësh nga Serbia. Këtë ai ia ka premtuar prej vitesh edhe kancelares gjermane Angela Merkel. Në këmbim Berlini e Brukseli kanë mbyllur një sy ndaj asaj që bën Vuçiq në vendin e tij, me mediet apo me drejtësinë.
E rëndësishme është që Vuçiq t’ia dalë të vendosë kompromisin në Kosovë. E ai tani duhet të ofrojë rezultate. javën e kaluar për herë të parë ai foli shkoqur: Duhet të ketë një “kufizim” midis dy popujve. Në rast të kundër shqiptarët me kuotën e lartë të natalitetit mund të shtrihen thellë në territorin bërthamë serb, argumenton ai. Nëse nuk ka një zgjidhje, atëherë largimi masiv i serbëve të zhgënjyer që po ndodh edhe sot do të jetë dramatik, tërheq ai vëmendjen.
Numri i popullsisë mund të bjerë nga shtatë milionë sot në katër milionë. Përveç kësaj pakica serbe në Kosovë është duke u zvogëluar në mënyrë dramatike. Me ‘kufizim’ mediet kuptojnë bashkimin e Kosovës së veriut të banuar nga serbët me Serbinë. Në këmbim rajoni përreth qyteti jugor të Serbisë, Presheva, me shumciën shqiptarë mund të bashkohej me Kosovën, shkruan Deutsche Welle, duke cituar agjencitë gjermane të lajmeve (tb/dpa/vfb).
“Një ndarje do të thotë për mua luftë”, reagoi kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ndaj kësaj deklarate.
Ndërkohë që presidenti hashimThaçi, i cili do të angazhohet më fort për bashkëatdhetarët në Luginën e Preshevës, u përbetohet qytetarëve se me Serbinë do të ketë kompromise të “dhumbshme”.
Gjermania është prerazi kundër vendosjes së kufijve të rinj. Berlini druan, se nëj gjë e tillë mund të shërbente si shembull edhe në Bosnjë-Hercegovinë, në Mal të Zi apo në Maqedoni. I gjithë Ballkani mund të përfshihej sërish nga flaka e luftës si në vitet 90-të.
Por, fillimisht Vuçiq duhet t’i bëjë për vete qyetarët në Serbi. Kjo kërkon ende punë të vështirë. Në sondazhin e fundit mbi 71 për qind duan të heqin dorë nga antarësimi në BE, nëse për këtë kushti është njohja e Kosovës, sipas së drejtës ndërkombëtare. 43 për qind janë për ngrirjen e konfliktit për të pritur kohë më të mira, e për këtë janë më shumë sesa për çdo opsion tjetër.
Vuçiq një ndryshim të mendimit të qytetarëve mund ta arrijë vetëm duke e lidhur këtë me të ardhmen e tij politike. Në sondazhin e fundit ai gjen mbështetje më shumë se absolute.
Rreth 150 vjet Kosova me manastiret mesjetare dhe fushat e betejave ka qenë në qendë të formimit të kombit serb. “Si “zemra e Serbisë” është cilësuar ajo ose edhe si “Jerusalemi i Serbisë”.
Gazeta Ekspres bën thirrje që tani duhet t’u jepet fund “thyerjes së miteve, shitjes së ajrit, konstruktimit të frazave dhe mashtrimeve të vetes dhe të të tjerëve”. Ndërsa deputeti nacional-konservator Aleksandar Çotriç tallet me radikalët brenda radhëve të veta: “gatishmëria për çlirimin e Kosovës është e jashtëzakonshme. Njerëzit duan luftë”, shkruan ai në gazetën “Danas”: “Dëgjoni analistët tanë patriotë! Amerika ndodhet para kolapsit, BE-ja po shpërbëhet, Rusia dhe Kina do të sundojnë planetin. Perëndimi antiserb po jep shpirt”.
tb/dpa/vfb
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj