Rreth 100 milion euro në vit aktualisht vijnë në Maqedoni nga Bashkimi Evropian për të përmirësuar jetën e qytetarëve, dhe me fillimin e procesit të negociatave vitin e ardhshëm, kjo vlerë mund të trefishohet. Kështu deklaroi zv. kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për kredi, por për mjete falas nga BE-ja për Maqedoninë.
“Unë vetëm dua të përmend një fakt se rreth 100 milion euro në vit, vetëm tani vijnë nga BE-ja, si mjete falas, jo kredi, për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe kjo vlerë do të dyfishohet dhe do të trefishohet me fillimin e procesit të negociatave në vitin e ardhshëm. Këto mjete nuk janë kredi, nuk janë mjete nga taksapaguesit tonë, por nga taksapaguesit e BE-së që kanë mundur t’i shpenzojnë për projektet e tyre, por kanë vendosur në frymë të solidaritetit t’i ndajnë me ne”, tha Bujar Osmani.
Ndërkaq nga buxheti i shtetit dhe kredia e siguruar nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës janë ndarë 24 milion denarë për ndërtimin e një salle sportive në shkollën fillore “Jeronim De Rada” në fshatin Çerkez të Kumanovës. Ministri I Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, tha se bëhet fjalë për një sallë bashkëkohore sportive që do të mundësojë kushte për aktivitete sportive për 520 nxënës që mësojnë në këtë shkollë.
“Salla e sporteve, e cila do të jetë e para e ndërtuar në shkollën ‘Jeronim De Rada’ në fshatin Çerkez është pjesë e ndërtimit të 145 sallave sportive, me sipërfaqe prej 650 m2 dhe e njëjta do të jetë e pajisur me rekuzita për pothuajse të gjitha sportet, basketboll, volejboll, hendboll, gjimnastikë, atletikë, e kështu me radhë. Kostoja financiare e sallës së re sportive arrin shumën e 24 milionë denarëve, mjete këto të siguruara nga buxheti e Republikës së Maqedonisë dhe kredia e siguruar nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës”, u shpreh Arbër Ademi.
Punimet e sallës kanë filluar sot dhe të njëjtat pritet të përfundojnë deri në gjysmëvjetorin e dytë të vitit të ri shkollor. Ministri Ademi tha se MASH planifikon që të bëjë rikonstruimin e 13 shkollave në Maqedoni, mes të cilave është pikërisht edhe shkolla “Jeronim De Rada”, për të cilën është paraparë rikonstruim i kulmit që do të kushtojë 3 milion denarë. /Shenja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj