LAJMI I FUNDIT:

Jemi shumë afër ndërhyrjes ushtarake në Iran – a do të thotë kjo se jemi në prag të një lufte?

Jemi shumë afër ndërhyrjes ushtarake në Iran – a do të thotë kjo se jemi në prag të një lufte?

Zyrtarë të administratës së Donald Trump deklarojnë se ndërhyrja ushtarake në Iran mund të jetë një opsion i pashmangshëm.

Deklaratat vijnë pas sulmeve ndaj naftëmbajtësve saudite nga rebelët iranianë.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë sqaruan se ndërhyrja do të ndërmerrej nga forcat aleate amerikane, si Arabia Saudite dhe jo drejtpërdrejt nga trupat amerikane.


I njëjti burim tha se çdo përpjekje afatgjate do të kërkonte përfshirjen e kombeve të tjera.

Deklaratat e cituara nga CNN, përcjell tvklan.al, erdhën vetëm pak ditë pasi rebelët sulmuan naftëmbajtëset që udhëtonin nëpërmjet ngushticës Bab al-Mandab për në Detin e Kuq.

Kjo rrugë detare është një prej më të përdorurat në botë.

Liderët iranianë kanë kërcënuar gjithashtu me mbylljen e rrugës së ngushticës së Hormuzit, nëpërmjet të cilës kalon 1 e treta e ngarkesave me naftë në botë nga Gjiri Persik.

Më herët, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, deklaroi se SHBA është e vendosur për të mbajtur të hapura të gjitha rrugët ndërkombëtare të transportit.

Marris theksoi se Irani ka kërcënuar me mbylljen e ngushticës së Hormuz dhe se në të shkruarën Teherani është përpjekur që të pengojë ngarkesa dhe është përballur menjëherë me përgjigje ushtarake ndërkombëtare.

Mbrojtja amerikane tha gjithashtu se Pentagoni do të vijojë të punojë me Arabinë Saudite, Bahrain dhe UAE në mënyrë që të zvogëlojë sa më shumë influencën e Teheranit në rajon.

Tensionet mes SHBA dhe Iranit arritën kulmin ditët e fundit, pasi një zyrtar iranian deklaroi se nëse Amerikane nis një luftë, “Irani do t’i jepte fund”.

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori