LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Pajtimi me Serbinë nuk nënkupton faljen e krimeve

Haradinaj: Pajtimi me Serbinë nuk nënkupton faljen e krimeve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës ku po debatohet lidhur me dialogun Kosovë-Serbi tha se pajtimi me Serbinë nuk nënkupton edhe faljen e krimeve, por është vendosje e marrëdhënieve bilaterale.

Haradinaj në seancë ka folur edhe për marrëveshjen përfundimtare dhe çështjen e të pagjeturve.

Ai duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, tha se pajtimi me Serbinë nuk nënkupton faljen e krimeve të kryera, por vendosjen e marrëdhënieve ndërshtetrore.


“Nga marrja e përgjegjësisë qeverisëse, jemi interesuar për kategoritë që meritojnë kujdes të veçantë, njëkohësisht edhe për temën e të pagjeturve… Pajtimi me Serbinë nuk është falje e krimeve, por është vendosje e marrëdhënieve bilaterale, dhe kjo do të ndihmojë edhe zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve”, u shpreh Haradinaj.

Ndryshe, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ka folur edhe Andin Hoti.

Hoti kërkoi që në dialogun me Serbinë të bisedohet për fatin e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas tij, kjo temë duhet të jetë ndër pikat e para që duhet të diskutohet në nivel presidentësh.

“Kërkoj nga presidenti, nga kryeministri, nga Kuvendi, që ta fusin këtë pikë në bisedimet me Serbinë dhe të jetë njëra nga pikat e para që diskutohet në nivelin e lartë, në nivel presidentësh. Të nderuar udhëheqës, unë dua ta di ku e kam babin, familjet duan të dinë ku i kanë më të dashurit e tyre, kjo nuk guxon të kalojë nën heshtje, dhe nuk e lejoj të kalojë në heshtje, pa këtë nuk e ka kuptim asnjë  marrëveshje që do të bëhet me Serbinë”, tha Hoti.

Tutje, i biri i Ukshin Hotit tha se një konsensus me Serbinë do të duhej të pranohej vetëm kur “Serbia  të ia kthen Kosovës mbi 16 mijë jetë që i ka marrë”.

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori