LAJMI I FUNDIT:

Quni: Nga zgjedhjet e reja do të dilte një qeveri e përgjegjshme dhe më kredibile

Quni: Nga zgjedhjet e reja do të dilte një qeveri e përgjegjshme dhe më kredibile

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që bisedimet me Serbinë të drejtohen nga Qeveria, e jo nga presidenti.

Gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Quni i tha shefit të ekzekutivit se është koha që ai të dëshmoi shkathtësi politike duke ulur edhe numrin e vartësve të tij, e të zyrtarëve tjerë në Qeveri.

Quni tha se kryeministri duhet marrë këto përgjegjësi, në të kundërtën duhet të hap rrugë për zgjedhje të reja.


E sipas deputetit të LDK-së, nga ato zgjedhje do të dilte një qeveri e përgjegjshme dhe kredibile.

“Zotëri kryeministër, ju tani e keni mundësinë të tregoheni se jeni i shkathët në politikë dhe diplomaci, e keni rastin të arsyetoni gjithë këtë numër të madh të zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve dhe koordinatorëve që nga buxheti i varfër i Kosovës po marrin super paga. Ju tani e keni mundësinë të bëni histori. Nëse e merrni mbi supe këtë përgjegjësi që ju takon unë personalisht do të iu mbështesë dhe do jem i gatshëm të loboj për mbështetje edhe tek kolegët e LDK-së. Në të kundërtën ju duhet të hapni rrugë, është korrekte dhe njerëzore të pranoni se nuk mundeni me përmbushë këtë mision. Dhe ne duhet të pranojmë këtë fakt, dhe e vetmja rrugëdalje mbetët të shkojmë në zgjedhje të reja nga të cilat besoj se do të dalë një qeveri e përgjegjshme dhe më kredibile”, tha Quni.

Tutje, Quni përsëriti kërkesën e tij që dialogu mos të jetë në autoritetin e presidentit.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori