LAJMI I FUNDIT:

Konfirmon prokurori: Vrasjen e 22 vjeçarit në Gjilan, të dyshuarit tentuan ta paraqesin si vetëvrasje

Konfirmon prokurori: Vrasjen e 22 vjeçarit në Gjilan, të dyshuarit tentuan ta paraqesin si vetëvrasje

Pak para mesnatës së mbrëmshme, 21-vjeçari me inicialet F.A. është qëlluar për vdekje nga një person, emrin e të cilit e ka zbuluar Prokuroria – Liridon Uruqi.

Prokurori i rastit, Agron Uka, i cili ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin dhe intervistimin e të dyshuarve.

“Nuk po mundemi ende me zbulu shkakun se pse ka ndodhë. Deri më tani është arrestuar vëllai dhe i dyshuari kryesor Liridon Uruqi. Jemi duke e bërë kërkesën për caktim të paraburgimit të të dyshuarit. Mund të ju them se i dyshuari e ka pranuar veprën në tërësi”, tha Uka.

Sipas prokurorit Uka, Policia dhe Prokuroria kanë vepruar menjëherë dhe nuk kanë lënë që dëshmitarët të bashkëveprojnë për të ndryshuar rrethanat e ngjarjes.

“Dëshmitari ka thënë se e gjitha ka ndodhur aksidentalisht por ne duhet të analizojmë situatën, se pse i dyshuari ka pasur armë me vete, si ka ardhur rasti deri te shkrepja e armës”, tha Uka.

Tutje, prokurori Uka ka treguarse të dyshuarit, gjithsej 3, njëri nga ta ishte arrestuar në fillim ndërsa të tjerët kanë tentuar ta inskenojnë ngjarjen kinse 21 vjeçari ka bërë vetëvrasje.

“Po në fillim kanë tentuar që ta inskenojnë ngjarjen por fati ynë dhe shpejtësia e Policisë dhe Prokurorisë kemi arritur që mos me i lanë me bashkëpunu. Arma është shkrepur prej 3-4 metra dhe është qëlluar në zemër. Viktima ka shkuar në spital pa shenja jete”, tha Uka.

I dyshuari e ka qëlluar 21-vjeçarin me revole të tipit TT 7.62mm.

Prokurori Uka tregoi edhe se Liridon Uruqi i dyshuari ka një dosje të gjerë kriminale.

“Liridon Uruqi ka dosje kriminale, për vrasje në tentative është i dënuar me dy vjet efektiv. Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar. Ka një të kaluar shumë të gjerë kriminale i dyshuari”, tha Uka  për kallxo.

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan

Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori