Ekipi mjekësor i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), tek një pacient i moshës 70 vjeçare, ka realizuar operacionin e parë në QKUK, të njohur si zëvendësim i valvules aortale me valvule biologjike (Bovin Biological Aortic Valve) të krijuar nga perikardi bovin.
Siç njofton QKUK, operacionet e tilla mundësojnë që pacientet të jetojnë pa terapi anti-koagulantë. Ato zakonisht vendosen tek pacientët të cilët kanë rrezik nga koagulopatit, tek femrat e reja të cilat mendojnë të krijojnë familje, tek të rinjtë që dëshirojnë të merren me sport dhe kanë nevojë për ndërrim të valvulet si dhe tek moshat e shtyra (70 vjet e tutje).
Pacienti i operuar është liruar në shtëpi në ditën e pestë post-operatore në gjendje të mirë të përgjithshme dhe lokale.
Valvulet biologjike janë valvule të krijuara nga indet shtazore (indet e derrit, lopës, kalit). Në këtë rast është zëvendësuar valvula biologjike e krijuar nga perikardi i lopës.
Operacioni u realizua nga kardiokirurgët Dr. Arbër Kutllovci-kardiokirurg dhe Dr. Adem Grbolar-kirurg kardiovaskular, anestezioni është mbajtur nga Dr.Dafina Matoshi, kardio-anesteziologe dhe Dr.Diana Avdyli-kardio-anesteziologe, asistuar edhe nga ekipi i instrumentareve dhe teknikëve të anestezionit.
Kardiokirurgjia vazhdon të realizojë operime të komplikuara dhe të shtrenjta, të cilat realizohen në Qendrat e mëdha kardiokirurgjike në botë, duke kursyer pacientët që mos të shkojnë jashtë institucioneve publike, por edhe buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj