LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për vrasjen e të riut në Bresalc

Policia jep detaje për vrasjen e të riut në Bresalc

Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar Sh.U., vëllain e të dyshuarit L.U.,  i cili dyshohet se kreu vrasjen e 22 vjeçarit, F.A. në fshatin Bresalc.

Sh.U. u arrestua në oborrin e shtëpisë së tij, gjatë kërkimeve të njësiteve të hetimeve rajonale të cilët ishin angazhuar për rastin e vrasjes së rëndë në vendin e njohur për fshatin ”Lapidari”, njofton Klan Kosova.

Vëllai i të dyshuarit, sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, besohet të jetë i involvuar në këtë vepër të rëndë penale të vrasjes së mbrëmshme të 22 vjeçarit.


Vritet me armë zjarri një 22-vjeçar në Bresalc të Gjilanit
Lexo po ashtu Vritet me armë zjarri një 22-vjeçar në Bresalc të Gjilanit

Në oborrin e shtëpisë së tyre është sekuestruar automjeti i llojit ‘Mercedez’ ngjyrë hiri 05, të cilin e ka pasur në shfrytëzim L.U. i dyshuari kryesor për vrasjen.

Hashani konfirmoi  se kanë kërkuar edhe të dyshuarin kryesor L.U. në shtëpinë e tij por i njëjti nuk është gjetur aty.

Ai ka shtuar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura hetimore si intervistat dhe dëshmitarët.