LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje një kardinal pas skandalit për abuzim seksual

Jep dorëheqje një kardinal pas skandalit për abuzim seksual

Pas publikimit të një skandali për abuzim seksual, njëri nga kardinalët më të shquar të Kishës Katolike ka dhënë dorëheqje.

Këtë e ka bërë të ditur, Papa Françesku, përmes një deklarate, duke  njoftuar se ka pranuar dorëheqjen e kardinalit Theodore McCarric.

McCarrick, 88 vjeç, një ish-kryepeshkop i Washingtonit, është pezulluar edhe nga detyrat publike në pritje të një gjyqi.Dorëheqja vjen pas raportimeve muajin e kaluar se zyrtarët e kishës amerikane kishin pranuar se McCarric kishte abuzuar seksualisht një adoleshent.


Kjo ngjarje kishe ndodhur rreth 50 vjet më parë. Që prej asaj kohe janë paraqitur edhe akuza të tjera, përcjell Telegrafi.

McCarrick u bë prift në 1958 dhe më pas punoi në Nju Jork para se të bëhej kryepeshkop i Uashingtonit në mes të viteve 2001 dhe 2006.Dorëheqja e këtij kardinali po ashtu vjen në kohën kur Vatikani po përballet edhe me një skandal tjetër seksual në Kili.

Mediat kanë raportuar se McCarrick është kardinali i parë që ka humbur titullin e tij nga Kisha Katolike. Peshkopët që kanë qenë të përfshirë në skandalet e abuzimeve seksuale, kanë njollosur reputacionin e Kishës Katolike në mbarë botën për dekada me radhë.

Pavarësisht se ka dalë zyrtarisht në pension, ai ka vazhduar të marrë pjesë në ngjarje jashtë vendit, duke përfshirë ato që fokusohen në çështjet e të drejtave të njeriut.

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori