LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët nga shtëpia e “25 Majit” do të transferohen në shtëpi me grupe më të vogla

Fëmijët nga shtëpia e “25 Majit” do të transferohen në shtëpi me grupe më të vogla

Të gjithë 25 fëmijët nga Shtëpia për fëmijë me probleme sociale “25 Maj” nga sot do të jetojnë shtëpitë me grupe më të vogla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është përgatitur një program i ri për të punuar me këta fëmijë, stafi ekzistues ka kaluar nëpër trajnime praktike dhe janë ofruar 18 punësime të reja. Ne kemi rregulluar plotësisht kushtet sipas nevojave të atyre për të cilët duhet të kujdesemi, në vend që t’i përshtatim njerëzit në sistem. Ne jemi të përkushtuar për të ofruar mundësi të barabarta, kushte humane dhe dinjitoze për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të vendosur në institucione. Deinstitutionalizimi është një zgjidhje e përhershme në këtë drejtim”, tha ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska në hapjen e njërës prej shtëpive.

Shtëpia e “25 Majit” është bërë aktuale për opinionin në rastin e një vajze 13-vjeçare e cila ka qenë abuzuar seksualisht, e cila ka qenë nën kujdesin e shtetit, e cila u njoftua nga Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve në muajin shkurt.


Më 19 korrik, Zyra e Prokurorit Publik për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ngritur aktakuzë kundër një personi për veprën penale të trafikimit të fëmijëve nga nenin 418 g paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, ndërkohë dy persona, shfrytëzues të shërbimeve seksuale janë akuzuar për veprën penale të trafikimit të fëmijëve sipas nenit 418 (4) në lidhje me paragrafin 3 të Kodit Penal. /Telegrafi