Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka theksuar se synimi i tij është krijimi i kushteve të nevojshme për komunitetin e të verbërve.
“Është synimi ynë krijimi i kushteve të nevojshme për komunitetin e të verbërve. Sot, prita në takim kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuku, me të cilin bisedova rreth shqetësimeve të ngritura nga komuniteti i të verbërve rreth çështjes së objektit të Qendrës Burimore “Dr. Xheladin Deda”, në Pejë”, ka thënë ministri Bytyqi.
“Lidhur me këtë, kam shprehur keqardhje për shqetësimin që ata kanë, ku me të marrë informacionet e para, ne kemi marrë hapat e nevojshëm duke kundërshtuar veprime të tilla, madje kemi kontaktuar menjëherë Ministritë e përfshira në këtë proces dhe Komunën e Pejës. Pas takimeve të zhvilluara jemi dakorduar që një veprim i tillë të mos ndodh derisa të marrim një qëndrim zyrtar nga vet Qendra Burimore dhe nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës, dhe besoj shumë që këtë çështje do ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme dhe së shpejti do të marrim një vendim adekuat”, tha ai.
Sa i përket çështjes së trajnimeve dhe ofrimin e programeve për të verbërit, Bytyqi ka shprehur qëndrimin për t’i mbështetur të gjitha kategoritë me nevoja të veçanta dhe se kërkesat e tyre do të merren në konsideratë, e do të trajtohen seriozisht në çdo kohë.
“MAShT do të ofrojë mbështetjen e saj me të gjitha mundësitë që ka qoftë me ofrimin e trajnimeve, por edhe mbështetje financiare brenda mundësive të Ministrisë, madje do të kërkojmë mbështetje edhe nga donatorët, sepse edukimi i mirëfilltë dhe krijimi i kushteve të nevojshme për këtë kategori të shoqërisë tonë është shumë i rëndësishëm” tha ai, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë