Bashkimi Evropian ka alarmuar për rolin e Kinës në Ballkanin Perëndimor, duke paralajmëruar se Pekini mund t’i kthejë vendet e rajonit në “kuaj të Trojës”.
Komisioneri evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë për Politico.eu, se “kombinimi i kapitalizmit dhe një diktature politike kineze” mund t’i përshtatet disa udhëheqësve në rajon.
Ndonëse shqetësimet e perëndimore rreth Ballkanit janë përqendruar në rolin e Rusisë, Hahn tha se ka më shumë arsye për të qenë të shqetësuar lidhur me ndikimin e Kinës, e cila ka bërë një seri investimesh të rëndësishme në projektet e infrastrukturës.
I pyetur rreth mundësisë së krijimit të “kuajve të Trojës”, duke përdorur fuqinë e saj financiare për të shtrirë ndikimin politik mbi vendet që aspirojnë t’i bashkohen Bashkimit Evropian, Hahn përmendi shembullin e një autostrade në Mal të Zi që ndërtohet dhe financohet nga Kina, përcjell Telegrafi.
“Pikërisht ky është rasti me këtë autostradë të famshme në Malin e Zi. Dhe gjithashtu ky është një lloj modeli, ose të themi modeli i biznesit, nga kinezët për të ofruar kredi tërheqëse duke u kthyer në kapital”, tha Hahn.
“Mendoj se duhet të jemi të vetëdijshëm për konceptin strategjik të Kinës dhe të reagojmë në mënyrë adekuate. Unë mendoj se kjo do të jetë një nga sfidat më të mëdha të Evropës”, shtoi ai.
Ai ka folur edhe për Kosovën, duke thënë se duhet t’i zgjidh mosmarrëveshjet me Serbinë para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
“Një nga barrierat e mëdha të Kosovës ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian është se ajo duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet e saja me Serbinë”, tha ai.
Hahn vuri në dukje se Qeveria e Kosovës mbështetet gjithashtu në tarifat doganore dhe kjo duhet të ndryshoj para tregu i Kosovës do t’i bashkohet atij evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
LSDM: Sulmet e BDI-së ndaj LSDM-së janë për të mbuluar marrëveshjet e tyre me OBRM-PDUKM-në
Arrestohet 24-vjeçari në flagrancë, shpërndante drogë në lagjet e Durrësit
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia dhe FSK nisin operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137
“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit
Reshje të dendura të borës e vështirësi në qarkullim, Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles