Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në seancën komemorative kushtuar veprimtarit të shquar Adem Demaçi, tha se ai ishte ndërgjegjja e lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës.
Veseli tha se me vdekjen e Adem Demaçit, Kosova ka humbur një prej burrave të mëdhenj që ka dhënë kjo tokë në 100 vjetët e fundit.
“E burgosën, e izoluan, e dënuan, e ri-dënuan, 28 vjet pandërprerë. Por, nuk e thyen. Nuk e bënë për vete. Adem Demaçi e kishte mposhtur frikën nga pushtuesi dhe me guximin e tij ai e mësoi një popull të tërë ta mposhtë frikën. Këtu nisi liria, sepse një popull që nuk i frikësohet pushtuesit, ai domosdo do ta fitojë lirinë”, tha Kryeparlamentari Veseli.
Fjalimi i plotë i kryeparlamentarit Kadri Veseli
Të nderuar të pranishëm
Zonja dhe Zotërinj
I gjithë kombi ynë është në pikëllim.
Kemi humbur njërin prej njerëzve të mëdhenj që ka dhënë kjo tokë në 100 vjetët e fundit.
Kemi humbur Adem Demaçin, simbolin e gjithë lëvizjes sonë kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Heroin dhe frymëzimin tonë.
Dhimbja është e pafund. Por, po aq e pafund edhe krenaria që e patëm këtë burrë të madh, të rrallë e të jashtëzakonshëm të kombit. Një patriot të pashoq.
Adem Demaçi ishte i pari ndër të parët në luftën e vështirë e plot sakrifica për çlirim kombëtar.
Kur pas vitesh terrori, regjimi jugosllav po kremtonte shtypjen e plotë të rezistencës shqiptare, pikërisht në vitet e errëta ‘50 të shekullit të kaluar, ishte Adem Demaçi që ngriti zërin e rezistencës e të kryengritjes për liri.
Dhe, nuk u ndal e nuk u dorëzua asnjëherë.
E burgosën, e izoluan, e dënuan, e ri-dënuan, 28 vjet pandërprerë. Por, nuk e thyen. Nuk e bënë për vete.
Adem Demaçi e kishte mposhtur frikën nga pushtuesi dhe me guximin e tij ai e mësoi një popull të tërë ta mposhtë frikën.
Këtu nisi liria, sepse një popull që nuk i frikësohet pushtuesit, ai domosdo do ta fitojë lirinë.
Adem Demaçi ishte ndërgjegjja e lëvizjes sonë kombëtare për çlirimin e Kosovës.
Disidenti më kokëfortë në gjithë botën komuniste.
Mandela i Europës.
Disident i kalibrit te Vasllav Havel, e Leh Valesa.
Përfaqësuesi më eminent i shqiptarëve të Kosovës në rezistencën europiane kundër tiranisë komuniste.
Për këtë, Bota Demokratike e nderoi me Çmimin Saharov.
Vepra e tij shërbeu si burim frymëzimi jo vetëm për luftën tonë, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe për ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës, në bazë të themeleve të shëndosha, të vlerave të lirisë e demokracisë.
Adem Demaçi ishte nderi i kombit dhe i tillë do të mbetet përjetë e mot.
Secili nga ne sot ndihet krenar që patëm fatin të jetojmë në epokën e Adem Demaçit.
Intelektual e veprimtar politik i nivelit europian.
Ai kurrë nuk kërkoi asgjë për vete. Asgjë.
Për të, liria e Kosovës ishte nderimi më i madh.
Dhe nëse ka një njeri që me jetën dhe veprën e tij e mishëron më së miri raportin e individit me atdheun, siç shkon ajo thënia e famshme, emblematike – “mos pyet çfarë ka bërë atdheu për ty, por çfarë ke bërë ti për atdheun” – ky njeri është Adem Demaçi.
Po. Një pjesë e historisë së Kosovës – është historia e jetës së tij.
Faleminderit për gjithçka bëre për atdheun, gjatë gjithë jetës tënde, Adem Demaçi.
Përherë do të jetosh në zemra tona.
Fëmijët tanë do të rriten duke mësuar për ty.
Institucionet tona do të frymëzohen nga patriotizmi yt.
Kujtimi për ty do të jetojë përgjithmonë, ashtu siç do të jetojë përgjithmonë ajo të cilës ia kushtove gjithë jetën: LIRIA E KOSOVËS. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë