LAJMI I FUNDIT:

Depozitave e kosovarëve në banka 3 miliardë euro

Depozitave e kosovarëve në banka 3 miliardë euro

Shoqata e Bankave të Kosovës vlerëson se Fondi i Sigurimit të Depozitave është një nga shtyllat kryesore të stabilitetit financiar në vend.

Drejtori i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, tha se FSD është një fond stabil dhe shumë i rëndësishëm.

Duke folur për gjendjen aktuale të sistemit bankar, Balija bëri të ditur se ka një rritje të depozitave. Sipas tij, 3 miliardë euro janë të depozituara, deri tash.


“Nëse e shikojmë gjendjen aktuale të sistemit bankar, mund të themi se kemi një sektor jashtëzakonisht stabil me përformancë që s’ka qenë ndër vite. Kemi një rritje të vazhdueshme të depozitave, këtë vit sipas të dhënave të fundit rritja e depozitave është 5 për qind, kështu duke arritur 3 miliardë euro depozita në sistemin bankar. Nga këto depozita është një balancë i mirë mes ekonomive familjare dhe ndërmarrjeve, ku 70 për qind e depozitave u takojnë ekonomive familjare dhe 30 për qind ndërmarrjeve”.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media të Fondit për Sigurimin e Depozitave për vetëdijesimin e publikut mbi Sistemin e Sigurimit të Depozitave në Kosovë.

Drejtoresha menaxhuese FSDK-së, Violeta Arifi – Krasniqi, tha se çdo sistem i sigurimit të depozitave themelohet për të përmbushur një ose disa qëllime. Ajo njoftoi se 9 banka janë anëtare të FSDK-së.

Arifi-Krasniqi, më tutje, theksoi se në Kosovë sistemi është themeluar që t’i ndihmojë Bankës Qendrore në stabilitetin financiar.

“Në Kosovë është themeltare të mbrojë… dhe të mbështesë Bankën Qendrore në sigurimin e sistemit stabil financiar. Një nga parakushtet që një sistem të jetë efektiv, duhet të këtë vetëdijesim të madh të publikut” tha Arifi Krasniqi.

Shkëndije Himaj – Zekaj, kryesuese e Bordit Menaxhues të FSDK-së, tha se në vitin 2011 kanë filluar me menaxhimin e 8 milionë eurove, ndërsa tani kanë arritur në 34 milionë euro.

“Meritore për zhvillimin e FSDK-së është edhe Banka Qendrore dhe fondi zhvillimor gjerman, KFW. Kjo përkrahje nuk ka qenë me automatizëm, por gradualisht i ka ofruar mundësi FSDK-së që të zhvillohet në institucion kredibil. Komunikimi i qartë dhe i vazhdueshëm është parim bazë , në mënyrë që t’i mbrojmë depozituesit dhe të kontribuojmë në stabilitetin financiar”, deklaroi Himaj-Zekaj.

Në anketën e realizuar nga FSDK, 48% e të anketuarve mendojnë se llogaritë e depozitave të afatizuara janë të siguruara, 45% prej tyre mendojnë se llogaritë e kursimeve janë të siguruara.

50% e të anketuarve mendojnë se depozitat në Kosovë përfshijnë të gjitha valutat.

FSDK është fondacion, i cili është themeluar për t’i kompensuar depozitat. Ajo siguron personat fizik dhe juridik. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori