LAJMI I FUNDIT:

Mbappe merr fanellën me numër 7 te PSG

Mbappe merr fanellën me numër 7 te PSG

Kylian Mbappe do ta mbajë fanellë me numër të ri në sezonin 2018/19 te Paris Saint-Germain.

Sulmuesi francez u transferua verën e kaluar nga Monaco si huazim me obligim blerje për 180 milionë euro dhe këtë verë blerje u bë definitive.

Sezonin e kaluar, Mbappe gjatë prezantimit mori fanellën me numrin e mëparshëm të tij, 29, dhe e mbajti gjatë gjithë sezonit.


Por, në sezonin e ri talenti i madh francez ka ndryshuar numër të fanellën dhe atë do të shohim me numrin 7.

Ky numër ishte i zënë sezonin e kaluar pasi mbahej nga braziliani Lucas Moura, i cili më vonë u transferua te Tottenham Hotspur.

Mbappe do ta bart fanellën me numër 7 te PSG (Foto: PSG/Twitter)

“Mendova për një kohë të gjatë se numri nuk ishte i rëndësishëm, ishte vetëm ajo që ndodh në fushë, por ky është një tregues i ambicieve tuaja, lojtari që dëshironi të jeni”, ka thënë fillimisht Mbappe.

“Mendoj për mua se ishte koha e duhur për të ndryshuar numrin. Mendoj se ky është një lloj afirmimi. Numri 7 është një numër legjendar, shumë lojtarë të mëdhenj e kanë veshur. Shpresoj të lë shenj me këtë numër”.

“Erdha në PSG për të lënë shenjën time, ka një histori të bukur për të shkruar dhe ky është vetëm fillimi. Jemi përsëri këtu për vite të mira dhe shpresoj që do të jemi në gjendje të bëjmë gjëra të mëdha së bashku”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
Nga Rexhepi te Prekazi, Krasniqi e Hazrollaj - formacioni i javës së katërt në Superligën e Kosovës

Nga Rexhepi te Prekazi, Krasniqi e Hazrollaj - formacioni i javës së katërt në Superligën e Kosovës

Superliga
Mediat rumune i frikësohen sulmit të Kosovës për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Mediat rumune i frikësohen sulmit të Kosovës për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare

"Të shënoj 1000 gola? Bëra shaka", Ronaldo flet për rekordin që e synon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori