LAJMI I FUNDIT:

Balfour: Maqedonia duhet të luftojë kundër ndikimit rus në fushatën e referendumit

Balfour: Maqedonia duhet të luftojë kundër ndikimit rus në fushatën e referendumit

Në një intervistë për AIM, Rose Balfour, eksperte për zgjerim në Planin gjerman të Marshallit (German Marshall Fund – GMF) paralajmëron se të gjitha forcat në shoqëri, posaçërisht gazetarët, duhet të përpiqen për t’u përballur me përzierjen e mundshme ruse në fushatën e referendumit.

Balfour sqaron se, si në fushatat e tjera zgjedhore, Rusia me siguri do të tentojë të përzihet përmes zgjerimit të dezinformimeve dhe lajmeve të rreme.

“Gazetaria duhet të punojë fuqishëm në kontrollin e fakteve, prezantimin e argumenteve alternative, sigurimin e analizave lehtë të kuptueshme për lexuesit, të jenë kredibile, të kenë burim, me rëndësi është të ketë mobilizim në të gjitha kategoritë të cilat merren me informimin dhe ndikimin ndaj mendimit publik. Kjo ndodh çdokund,jo vetëm në Maqedoni, por kuptohet Maqedonia punon mbi themele më të brishta nga demokracitë e konsoliduara. Por këtë e pamë edhe në Britaninë Madhe me fushatën për BREXIT. Përzierja ishte e madhe dhe duhet të gjithë sektorët e shoqërisë të mobilizohen. Kjo nuk është diçka që mund të zgjidhet përmes pasivitetit”, thotë Roza Balfour për AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Marrëveshja me Greqinë, thotë ajo, është kthesë historike për Maqedoninë dhe për Greqinë, e cila do të japë shembull për kontestet e tjera në rajon. Sipas Balfour, do të jetë mirë që fushatën për referendumin ta përkrahin liderët evropianë në nivel më të lartë dhe ta kthejnë fokusin e rajonit, i cili një kohë të gjatë ishte lënë pas dore.

“Ajo që ndodhi në Ballkan viteve të fundit, gjithashtu, ishte rezultat i mos përkushtimit të vëmendjes nga ana e diplomatëve perëndimorë. Dhe tani tentojnë ta korrigjojnë këtë, mendoj se ka pasur vetëdijesim për këtë se, edhe pse bota ka shumë probleme, Ballkani mbetet rajon të cilit i duhet kujdes dhe vëmendje. Mendoj se kjo është e qartë”, thotë Balfour.

Balfour paralajmëron edhe se nëse nuk kalon marrëveshja për emrin – qoftë në referendum, qoftë në Kuvendin e Greqisë, ardhmëria do të jetë e brishtë për tërë rajonin.

“Çka nëse nuk ka sukses referendumi? Ka disa skenare: njëri është që të vazhdojnë gjërat sikur më parë, e ajo është politika e brishtë, brutale e Maqedonisë, e cila nuk përfshin implosion. Nëse pjesa e mbetur e rajonit nuk i zgjidh kontestet e saj, mungesa e marrëveshjes në Maqedoni mund të ketë efekt të eskalimit në Shqipëri, Kosovë, mund të ndezë konteste të tjera të pazgjidhura jo stabilizuese. Kështu që rreziqet nga përkeqësimet do të jetë atje dhe do të vazhdojnë derisa nuk zgjidhen këto çështje. Për shkak të kësaj është akoma më me rëndësi që të kthehet fokusi i sukseseve nga kjo marrëveshje dhe të jemi të sigurt se populli në Greqi dhe në Maqedoni e kupton se sa është e rëndësishme kjo”, thekson ekspertja për zgjerim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Siguri
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Prishtina
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Drejtësi
Apeli merr vendim mbi çështjen penale të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Apeli merr vendim mbi çështjen penale të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Lajme
Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Kalo në kategori