LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi të premten do të takohet me ministrin e Tregtisë të Kosovës Bajram Hasani

Bekteshi të premten do të takohet me ministrin e Tregtisë të Kosovës Bajram Hasani

Pas përfundimeve të mbledhjes së sotme për doganat e Kosovës në Beograd, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi njoftoi se do të ketë mbledhje me kolegun e tij Bajram Hasani të premten, më 27 korrik.

Qeveria e Kosovës mbrëmë solli vendim për tërheqje të masave, por në atë vendim nuk ishin domatet, specat, mollat, dardhat, kumbullat dhe rrushi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në emër të bashkëpunimit të suksesshëm të tregtisë dhe Ekonomisë me Republikën e Kosovës, shpresoj se do të gjejmë gjuhë të përbashkët me kolegun tim nga Kosova, dhe se takimi do të dal me zgjdhje që do të jetë në interes të të gjithëve. Jam i bindur se kemi qëllim të përbashkët, dhe ajo është lehtësimi i tregtisë në Ballkanin Perëndimor, në pajtim me rregullat e CEFTA, marrëveshjen dhe principet e tregtisë së lirë”, tha Bekteshi.


Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi kërkojnë tërheqjen e plotë të doganave nga Kosova (Video)
Lexo po ashtu Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi kërkojnë tërheqjen e plotë të doganave nga Kosova (Video)

Një nga përfundimet e takimi të Ministrave të Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës dhe Herzegovinës dhe Malit të Zi ishte se çdo vend mund të vendos kundërmasa, nëse Kosova në kohë të shkurtë nuk largon barrierat për tregti të lirë. Ministrat sollën vendim për formimin e një trupi operativ, me qëllim të pengimit dhe zgjidhjen e problemeve të ardhshme për tregti të lirë në rajon. Ata thanë se janë kundër fillimit të luftërave doganore mes vendeve të rajonit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori