LAJMI I FUNDIT:

11 mijë vrasje të lidhura me trafikun e drogës në Meksikë

11 mijë vrasje të lidhura me trafikun e drogës në Meksikë

Trafikantët e drogës janë origjina e pjesës më të madhe të vrasjeve në Meksikë, njoftoi sot OJQ “Semaforo Delictivo”, sipas të cilës, gjatë gjashtëmujorit të parë 2018, janë regjistruar më shumë se 11000 vrasje të lidhura me narkotrafikun, që është një rekord historik.

“Viti i kaluar ka qenë shumë i keq, por ky vit është akoma më i keq”, deklaroi në një konferencë shtypi, Santiago Roel, themelues i organizatës, Semaforo Delictivo, i cili kryen studime për sigurinë publike duke krahasuar shifrat e qeverisë me hetimet në iternet dhe të dhënat udhëzuese, shkruan ATSH.


“Në periudhën janar – qershor 2018, 15973 vrasje janë kryer në Meksikë, kurse në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017 janë vrarë nga 13503″, njoftoi Ministria e Brendshme, që nuk jep detaje për numrin e vrasjeve që lidhen me krimin e organizuar.

“Nga 16000 vrasje, vrasësit të paguar nga trafikantët e drogës kanë ekzekutuar 11241 persona”, sipas OJQ-së.

“Kjo përbën një rritje prej 28% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjatë të cilit janë regjistruar 8791 vrasje”, theksoi Roel duke nënvizuar se bëhet fjalë për një rekord historik.

“Të gjitha këto vrasje janë të lidhura me drogën me konfliktet mes mafias së drogës”, konfirmoi Roel.

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Azia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Kalo në kategori