LAJMI I FUNDIT:

VV: Shtatë vjet nga zmbrapsja e shtrirjes së sovranitetit në veri

VV: Shtatë vjet nga zmbrapsja e shtrirjes së sovranitetit në veri

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate, ka bërë të ditur se kanë kaluar shtatë vite që prej zmbrapsjes së Qeverisë nga shtrirja e sovranitetit në veri të vendit dhe se presidenti Thaçi dhe qeveritë e vendit, vetëm kanë bërë negociata me Serbinë

“Kanë kaluar shtatë vite që prej zmbrapsjes së Qeverisë nga shtrirja e sovranitetit në veri të vendit. Që prej atëherë, çka ka bërë Hashim Thaçi dhe qeveritë e tjera janë vetëm negociatat me Serbinë”, thuhet në komunikatën e VV-së, përcjell Telegrafi.

Sipas Vetëvenosjes, “lëshimet ndaj Serbisë vazhdojnë ndërkohë kjo datë më nuk shënohet prej Hashim Thaçit. Madje nuk po shënohet as për hir të aktit heroik të rënies së dëshmorit Enver Zymberi. Ai ishte flijuar për shtrirjen e plotë të sovranitetit të vendit. Ndërkaq, vrasësit e tij vazhdojnë të jetojnë në liri përkundër kohës që ka kaluar”.


“E vetmja gjë që ka ndryshuar në tavolinat e Brukselit është se Thaçi tani aty ulet si president, por negociatat mbesin të paprekura dhe kompromiset në dëm të Kosovës veç sa janë rënduar dhe shtuar”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/