Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka paraqitur pasqyrën financiare për vitin 2017 para komisionit për Buxhet dhe Financa. Raporti i BQK-së u votua unanimisht me rekomandim që guvernatori të raportojë në seancë.
Guvernatori i BQK-së tha se ekonomia e Kosovës po vazhdon të rritet.“Gjatë vitit 2017, BQK ka arritur t’i realizojë dispozitat e veta. Një vëmendje e veçantë u është kushtuar shërbimit të mirë të ofruar nga BQK. Ekonomia e Eurozonës kishte ndikim në ekonominë e Ballkanit Perëndimor të cilat dhanë kontribut të rëndësishëm në ngritjen e ekonomisë. Ekonomia e Kosovës vazhdon të rritet”, tha ai.
Sipas Mehmetit, gjatë vitit 2017 janë rritur edhe investimet e huaja direkte, raporton Ekonomia Online.
“759.2 milionë euro rritja e remitancave gjatë vitit 2017. Në vitin 2017 investimet e huaja direkte janë rritur. Bartës kryesor i rritjes së ekonomisë për vitin 2018 pritet të jenë investimet publike dhe private. Numri i bankave të licencuara nga Banka Qendrore për vitin 2017 ka shënuar rritje”.
Ai tha se BQK-ja nuk mund të ndikojë në zvogëlimin e normave të interesit të institucioneve mikrofinanciare.
“Ne nuk mundemi të ndikojmë që të ulën këto norma. Ndërkaq edhe pse kanë normë të madhe po shihen që janë atraktive për qytetarët. Ne si bankë kemi për detyrë ta rritim konkurrencën dhe në këtë mënyrë mund të ulet norma”, tha Guvernatori i BQK-së,Fehmi Mehemti.
Lumir Abdixhiku paraqiti shqetësimin për normën e lartë të kredive nga institucionet mikrofinanciare.
“Një prej pikave kryesore është kreditimi dhe diferenca e normës bankare dhe mikrofinanciare. Institucionet mikrofinanciare japin kredi tre herë më të lartë se bankat. Është interesant që numri i njerëzve që marrin këto kredi i kthejnë ato, më intereson të di politikën e BQK-së në këtë drejtim. Çfarë shërbimi po i bëjnë këto institucione Kosovës me këtë normë kaq të madhe të kredive. 3.7% është rritja ekonomike e Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit