LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari sulmon prokurorin brenda gjykatës në Prishtinë

Dëshmitari sulmon prokurorin brenda gjykatës në Prishtinë

Prokurori Blerim Igrishta është sulmuar sot nga një dëshmitar brenda gjykatores së Gjykatës Themelore të Prishtinës. Merret vesh se është dashur ndërhyrja e sigurimit të Gjykatës për të evituar situatën.

Prokurori Igrishta ka rrëfyer rastin për KALLXO.com, sipas tij, pala e ka kapur për krahu dhe se i ka thënë prokurorit “Shihemi jashtë”.

“Në momentin kur gjyqtarja tregoj se po shtyhet seanca, dëshmitari filloj të bërtas, dhe unë ia tërhoqa vërejtën se këtu është gjykatë dhe se mund të ndiqet penalisht. Ai filloj duke ma bëre me dije se do të shihemi jashtë. Pasi kemi dalë jashtë aj erdhi dhe me kapi për krahu duke me thënë se ta bëj kështu dhe ashtu, dhe pastaj as unë nuk rezistova dhe e kapa çka shtyri edhe në intervenimin e pjesëtareve të sigurisë së gjykatës”, ka thënë prokurori Igrishta.


Ai po ashtu tha se lidhur me rastin ka dhënë deklaratë në Polici.

Pas ngjarjes së krijuar është dashur edhe intervenimi i personelit të sigurisë së gjykatës. Rastin e konfirmoie kryeprokurori Imer Beka.

Ai tha se ndaj prokurorit Blerim Igrishta, ka pasur një kanosje nga një palë në gjykatë dhe se ndaj tij kanë filluar procedurat ligjore.

“Po ka filluar një procedurë ndaj një dëshmitari, i cili e ka kanosur prokurorin Blerim Igrishta”, tha kryeprokurori.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori