Ken Blackwell
Më 30 qershor, disa autoritete evropiane penguan një sulm ndaj tubimit të përvitshëm ‘Irani i Lirë’ të organizuar nga mbështetës të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Duke marrë parasysh që Assadollah Assadi, shefi i stacionit të inteligjencës në ambasadën iraniane në Vjenë, u arrestua së bashku me dy mbajtësit e bombës, është plotësisht e qartë se komploti është organizuar në Teheran. Ndërsa Teherani është përpjekur ta përshkruajë komplotin e parandaluar si një operacion “alarmi të rremë” nga opozita, ky pretendim është refuzuar si qesharak nga një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit. Në fakt, inteligjenca e opozitës, e cila operon brenda Republikës Islamike ka zbuluar se vendimi për të ndërmarrë një sulm mbi tubimin ishte marrë muaj më parë nga autoritetet më të larta iraniane, duke përfshirë edhe Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei dhe Presidentin Hassan Rouhani.
Komploti i parandaluar ishte ndërmarrja më e rëndësishme terroriste e Iranit në vitet e fundit, por jo e vetmja. Në mars, një komplot tjetër u parandalua në Shqipëri, ku ka një prani të madhe të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), grupi kryesor i opozitës iraniane dhe përbërësi kryesor i koalicionit NCRI.
Sulmet terroriste nga operativët iranianë dhe proksit e tyre datojnë që nga vitet 1980 dhe 1990. Sjellja e Teheranit nuk ka ndryshuar në ndonjë mënyrë domethënëse gjatë viteve. Gjatë dy viteve të fundit, ka patur raporte të shumta të ndalimit nga ana e autoriteteve gjermane të përpjekjeve të Forcës Quds të Trupave të Gardës Revolucionare Iraniane për të spiunuar individë dhe grupe të lidhur me Izraelin si dhe aktivistë të MEK.
Zbulimi i komploteve në Shqipëri dhe Francë, që ndodhën vetëm tre muaj larg njëri-tjetrit, jep prova të forta se Irani po i shton operacionet e tij në Evropë. Kjo nuk është e çuditshme po të merren parasysh kushtet e brendshme të Republikës Islamike, veçanërisht po të konsiderohet se të dy komplotet kishin në shënjestër NCRI dhe MEK. Sulmi në Paris do të kishte shpërthyer 500 gramë eksplozivë TATP brenda një turme me rreth 100,000 njerëz dhe në praninë e qindra personaliteteve evropiane dhe amerikane. Planifikimi i këtij sulmi filloi shumë shpejt pasi Irani përjetoi një kryengritje masive që e kapi në befasi regjimin klerikal me thirrje të qarta për ndryshim regjimi.
Lëvizjes protestuese iu dha një tjetër shtysë në mars kur Presidentja e zgjedhur e NCRI, Maryam Rajavi shënoi ditën e Vitit të Ri Iranian, Nowruz-in, duke lavdëruar kryengritjen mbarëkombëtare dhe duke i nxitur aktivistët pro-demokracisë që ta kthejnë vitin që vjen në një “vit plot me kryengritje.” Kjo deklaratë erdhi rreth së njëjtës kohë kur autoritetet shqiptare arrestuan terroristët që operonin në emër të Republikës Islamike. Protestat kanë vazhduar në forma dhe mënyra të ndryshme gjatë vitit 2018.
Autoritetet e regjimit, përfshirë Liderin Suprem Khamenei, e kanë pranuar rolin kryesor të MEK që kur kanë filluar protestat. Këto deklarata nuk lënë asnjë mëdyshje mbi dëshpërimin e Teheranit për të prishur lëvizjen pro-demokracisë brenda dhe jashtë vendit.
Për ta arritur këtë qëllim, regjimi është i gatshëm madje edhe të zgjojë qeliza të fjetura dhe të rrezikojë diplomatët e tij kryesorë. Komploti i parandaluar në Francë erdhi në një kohë kur Teherani po përpiqej të bindte evropianët të qëndronin në marrëveshjen bërthamore si një përpjekje e fundit për të parandaluar kolapsin e ekonomisë iraniane nga sanksionet e reja amerikane. Kjo gjë ilustron qartë paranojën e ajatollahëve nga lëvizja e znj. Rajavi si një alternativë e mundshme dhe demokratike ndaj regjimit në Teheran.
Sjellja armiqësore e Iranit në Evropë e bën qartësisht të vlefshme përqasjen e ashpër të Amerikës ndaj politikës së Iranit. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ishte shumë i saktë javën e shkuar kur akuzoi Iranin se përdor ambasadat e tij për të organizuar sulme terroriste në Evropë.
Është e sigurtë se NCRI dhe grupet e tij përbërëse do të shënjestrohen në tokën evropiane përsëri në të ardhmen. Kjo nuk do të ndodhë vetëm nëse qeveritë evropiane do ta thyejnë heshtjen e tyre dhe do të ndërmarrin masa serioze për të përçarë rrjetet shumë-vjeçare terroriste që operojnë nën mbulim diplomatik në Austri, Gjermani, Francë, dhe ndoshta në të gjithë Bashkimin Evropian.
Përballë këtij kërcënimi, shtetet anëtare të BE duhet të konsiderojnë seriozisht mbylljen e ambasadave iraniane ose përjashtimin e diplomatëve që mund të jenë të lidhur me Forcën Quds të IRGC apo me Ministrinë Iraniane të Inteligjencës. Duke diskutuar parandalimin e komplotit të Parisit, një zëdhënës i gjykatës belge pohoi se “praktikisht të gjithë nëpunësit e ambasadave iraniane janë pjesë e Shërbimit Sekret Iranian.” Megjithatë figurat politike në Evropë bëjnë kujdes të mos thonë gjëra të tilla me zë të lartë. Kjo heshtje duhet të marrë fund, përndryshe kërcënimi do të përkeqësohet për qytetarët evropianë si dhe për lëvizjen opozitare demokratike të Iranit.
(Autori është ish-sekretar i Shtetit në Ohio, është Partner i Lartë për Fuqizimin e Familjes në Këshillin e Kërkimit për Familjen. Ai shërben në Bordin e Drejtorëve të Clubit për Rritje dhe në Unionin Kombëtar të Taksapaguesve)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City