LAJMI I FUNDIT:

Për gjashtë muaj, katër foshnje të braktisura në Prizren

Për gjashtë muaj, katër foshnje të braktisura në Prizren

Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, janë braktisur katër foshnje të porsalindura në Prizren.

Stigmatizimi i femrës, kushtet e rënda sociale dhe mospranimi i fëmijës nga i ati, vazhdojnë të jenë disa prej arsyeve që dhjetëra femra të heqin dorë nga fëmijët e tyre, duke i braktisur kudo, e në rastin më të mirë në ambientet e spitalit.

Drejtori i Punës Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi tha se foshnjat e braktisura janë marrë në përkujdesje.


“Fëmijët janë braktisur në Spitalin e Prizrenit dhe janë strehuar në familje strehuese”, tha Kabashi për “PrizrenPress”.

Ai, tregon se gjatë kësaj periudhe kohore është regjistruar vetëm një kërkesë për adaptim.

“Vetëm një kërkesë e kemi pasur për adaptim të foshnjës”.

Ai tha se katër fëmijë janë në strehë familjare me pagesë .

“ MPMS i paguan 150 për foshnjat, kurse 250 euro i paguan komuna për familjet që përkujdesje”, tha Kabashi.