LAJMI I FUNDIT:

Cilat vitamina dhe shtesa në ushqim duhet t’i përdorni?

Cilat vitamina dhe shtesa në ushqim duhet t’i përdorni?

Suplementet nuk reagojnë njësoj në njerëz dhe nuk u janë të nevojshme të gjithëve në masë të njëjtë, mirëpo në mesin e nutricionistëve shpesh zhvillohet debati lidhur me atë që a i plotëson mjaftueshëm pjata jonë të gjitha nevojat organizmit, posaçërisht kur është fjala për dietat e ndryshme

Ndonëse ekzistojnë minerale dhe vitamina të cilat u janë të nevojshme të gjithëve, dietologët botërorë tregojnë cilat janë ato shtesa më të rëndësishme në ushqim dhe kujt posaçërisht i rekomandohen, transmeton Telegrafi.

Vitamina D


Është ndër vitaminat më të popullarizuara. Kjo vitaminë merret nëpërmjet rrugëve natyrale, nga drita e diellit dhe është e vështirë të absorbohet nëpërmjet ushqimit.

Marrja e vitaminave u rekomandohet të gjithë njerëzve të rritur, duke i përfshirë edhe shtatzënat dhe femrat të cilat ushqejnë foshnjat me qumësht gjiri, si edhe fëmijëve që i kanë mbushur një vit. Fjala është për dozën ditore prej 10 miligramëve, posaçërisht gjatë vjeshtës dhe dimrit, për shkak të zvogëlimit të vitaminës D.

Hekuri

Marrja e tij është shumë me rëndësi për femrat e reja gjatë ciklit të menstruacioneve, si edhe për veganët dhe vegjetarianët thekson nutricionistja, duke plotësuar këtë konstatim me faktin që 27 për qind e femrave kanë mungesë hekuri. Hekuri më së shumti është i theksuar te vajzat midis moshës 11 dhe 18 vjeç (54 për qind të tyre vuan nga kjo mungesë).

Mungesa e hekurit mund të shkaktojë aneminë, lodhjen kronike, probleme me frymëmarrjen (frymëmarrje e shkurtër), lëkurë të zbehtë.

Vitamina B12

Kjo vitaminë është shtesë kryesore për veganët, pasi që kryesisht gjendet në produktet shtazore dhe në mishin e kuq.

Kjo vitaminë është e rëndësishme për sistemin e shëndetshëm nervor dhe për imunitetin dhe është e nevojshme për krijimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Kalciumi

Kalciumi është i pasur me burime natyrore siç janë produktet e qumështit dhe perimet. Konsumimi i tabletave shtesë mund t’u rekomandohet atyre të cilët kanë probleme me dendësinë e eshtrave, pasi që kalciumi është kyç për mirëmbajtjen e shëndetit të eshtrave.

Niveli i ulët i kalciumit në gjak, është i njohur si hipokalcemi, mund të manifestohet në simptoma siç janë spazma e muskujve, ngërçet dhe, në raste të rënda, epilepsia.

Thartira folike

Është posaçërisht e rëndësishme për shtatzënat. Të gjitha femrat të cilat planifikojnë të lindin fëmijë duhet të marrin shtesë të thartirës folike.

Kjo ka të bëjë edhe me të gjitha shtatzënat deri në javën e 12-të të shtatzënisë, për shkak që thartira folike mund të ndihmojë në preventivën e defekteve të gypave neuronikë, siç është spina bifida. Atëherë palca kurrizore e fëmijës nuk zhvillohet në tërësi në mitër, gjë që çon deri te zbrazëtia në kurrizin e bebes.

Vitamina A dhe Vitamina C

Rekomandohet marrja e tyre nëpërmjet ushqimit të llojllojshëm, siç janë karotat, kivi, specat… Fëmijëve, të cilët sapo fillojnë me ushqimin e llojllojshëm, u rekomandohen pika me këto vitamina, të cilat merren një herë në ditë.

Pikat veprojnë në mënyrë preventive në humbjen e këtyre vitaminave në organizëm të fëmijës dhe i mundësojnë zhvillimin e drejtë të tyre. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori