LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e vendit do të angazhohet me përgjegjësi në obligimet dhe projektet e Komunave

Qeveria e vendit do të angazhohet me përgjegjësi në obligimet dhe projektet e Komunave

“Në Lipjan shihet një vonesë e Qeverisë nacionale në përcjelljen e projekteve të cilat kanë qenë të buxhetuara, të dakorduara. Janë disa tema që kanë rëndësi jetike për jetën e qytetarëve. Dhe bashkërisht po mundohemi me ecë, me i përcjellë këto tema”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi vizitoi Komunën e Lipjanit, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmeti, si dhe me drejtorë të drejtorive komunale.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria nacionale duhet të marrë më me përgjegjësi dhe me një angazhim më të madh obligimet, që kjo komunë, por edhe të gjitha komunat tjera kanë, problemet me të cilat ballafaqohen, të zgjidhen sa më shpejtë dhe kështu të ecet përpara.

Kryeministri Haradinaj tha se nga kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti u njoftua për investimet që do t’i nevojiteshin shumë kësaj komune, siç janë, përmirësimi në infrastrukturë, si rrugore, sportive, atë të ujërave të zeza dhe u zotua që këto çështje të përcillen me vëmendje, përmes koordinatorit nacional, Besnik Tahiri, që përveç reformës në administratë, ka marrë përsipër edhe komunikimin me komunat.


Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se me kryeministrin u bisedua për proceset me të cilat menaxhon dhe administron kjo komunë, për projektet kapitale dhe për problemet të tjera me të cilat ballafaqohet ajo.

Pas këtij takimi, kryeministri Haradinaj vizitoi edhe stadiumin e qytetit dhe qendrën sportive dhe arsimore, rreth rrotullimin Lipjan – Janjevë si dhe qytezën e Janjevës, ku u takua me banorët e saj, me të cilët diskutoi për shumë çështje me të cilat ballafaqohen ata, por edhe vizitoi objektet fetare të këtij vendi.

Vizita e Kryeministrit Ramush Haradinaj në Komunën e Lipjanit, po bëhet në kuadër të vizitave të planifikuara, me qëllim të vendosjes së një bashkëpunimi më të mirë me nivelit qendror dhe atij lokal, me qëllimin e vetëm, zhvillimin ekonomik të Komunave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori