LAJMI I FUNDIT:

Prokurori heq dorë nga ndjekja penale për ish-kryetarin e Gjilanit, Qemajl Mustafa

Prokurori heq dorë nga ndjekja penale për ish-kryetarin e Gjilanit, Qemajl Mustafa

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallë aktgjykim refuzues ndaj ish-kryetarit të Gjilanit, Qemajl Mustafa, pasi që në seancën e mbajtur sot, prokurori ka hequr dorë nga ndjekja penale.

“I akuzuari Qemajl Mustafa në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjilanit, është akuzuar nga Prokuroria për nënshkrimin e marrëveshjes së partneritetit publiko-privat të datës 23.05.2012, në emër të autoritetit kontraktues publik ish KRM “Higjiena” në Gjilan, për themelimin e ndërmarrjes së përbashkët aksionare “Eco Higjiena” me autoritetin kontraktues “MoserGroup”, përkatësisht degës “EcoVision” në Gjilan mbi bashkimin e mjeteve të kapitalit në proporcion 51 % për partnerin privat dhe 49 % për partnerin publik.

Pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, prokurori i rastit në fjalën përfundimtare, në mungesë të provave, ka hequr dorë nga ndjekja penale e të akuzuarit Qemajl Mustafa, i cili është akuzuar për veprën penale keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Politikë
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, policia kërkon pronarin

Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, policia kërkon pronarin

Lajme
Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 Nëntori i UÇK-së?

Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 Nëntori i UÇK-së?

Lajme
Kooperativa

Kooperativa "Krusha": Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë

Lajme
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Lajme
Nga Spanja në Vlorë, Anna Yankova vlerëson bukuritë e qytetit si dhe mikpritjen e njerëzve

Nga Spanja në Vlorë, Anna Yankova vlerëson bukuritë e qytetit si dhe mikpritjen e njerëzve

Lajme
Kalo në kategori