LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia do të vendos kundërmasa nëse Kosova nuk tërheq vendimin për rritjen e doganave

Maqedonia do të vendos kundërmasa nëse Kosova nuk tërheq vendimin për rritjen e doganave

Maqedonia edhe zyrtarisht ka dërguar shkresë tek CEFTA, BE dhe Qeveria e Kosovës, përmes së cilës kërkon tërheqje të vendimit për rritjen e doganave për importin e pemëve dhe perimeve në Kosovë.

Ministria e Bujqësisë në Maqedoni thekson se nëse Kosova nuk e tërheq vendimin, Qeveria e Maqedonisë do të merr masa për mbrojtjen e prodhimeve vendore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Kosovës po bisedojnë për të gjetur zgjidhje për vendimin për rritjen e doganave. Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski së bashku me Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, javën e ardhshme do të kenë takim me ministrat resor të Kosovës, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme i cili sot po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, mes tjerash do të diskutojë edhe për vendimin për rritjen e doganave.


“Qeveria e Maqedonisë dhe e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm për gjetjen e zgjidhjes adekuate. Në drejtim të zgjidhjes së problemit, ministri Nikollovski është në komunikim të vazhdueshëm me ministrat resor të rajonit”, thonë nga Ministria e Bujqësisë në Maqedoni.

Përndryshe, zyrtarisht vendimi i Qeverisë së Kosovës ka hyrë në fuqi më 18 korrik dhe me të rriten për 30 për qind doganat për importin e pemëve dhe perimeve në Kosovë. Kjo masë do të zgjasë tre muaj dhe vlen për gjitha shtetet që importojnë në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori