LAJMI I FUNDIT:

Fazliu takoi Spasovskin, diskutojnë për sigurinë në vend dhe luftën kundër korrupsionit

Fazliu takoi Spasovskin, diskutojnë për sigurinë në vend dhe luftën kundër korrupsionit

Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu sot u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ku kanë biseduar për sigurinë në vend, luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit dhe për koordinimin e aktiviteteve në interes të shtetit dhe qytetarëve.

“Në mbledhje mes tjerash u fol edhe për luftën kundër dhunës, ekstremizmit të dhunshëm si një nga shfaqjet më të rrezikshme që asnjë shtet në botë nuk është imun. Ministri Fazliu theksoi se siguria e qytetarëve është në rend të parë në punën e Ministrisë dhe se të gjitha aktivitetet lidhur me ndalimin e shfaqjeve negative do të vijojnë me vëmendje të madhe dhe t’ju japin përkrahje të plotë punës së Këshillit Kombëtar për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”, thonë nga Ministria e vetëqeverisjes lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Fazliu në takim në Ministrinë e Vetëqeverisjes lokale, ka informuar për aktivitet lidhur me Programet për bashkëpunim ndërkufitar përmes shfrytëzimit të IPA fondeve dhe se MPB-ja ka pasur rol të rëndësishëm në përmirësimin e komunikimit dhe lëvizjes së qytetarëve nga të dy anët e kufirit me fqinjët tonë.

Fazliu dhe Spasovski, gjithashtu, kanë biseduar për çështjet lidhur me shërbimet e zjarrfikësve në vend, problemet që po ballafaqohen njësitë kundër zjarrit, si dhe financimi i tyre dhe aktivitet që duhet në të ardhmen t’i koordinojë Ministria për Vetëqeverisje Lokale./Telegarfi/